LAJMI I FUNDIT:

Nxehet gjakrat mes Encës dhe Noizyt, reagojnë me statuse kundrejt njëri-tjetrit në rrjetet sociale (Foto)

Nxehet gjakrat mes Encës dhe Noizyt, reagojnë me statuse kundrejt njëri-tjetrit në rrjetet sociale (Foto)

Këngëtarja Enca Haxhia e filloi karrierën e saj shumë e re fillimisht e vetme, gjersa rrugës iu bashkuar labelit “OTR”, udhëheqës i të cilit është reperi i famshëm Noizy.

Suksesin më të madh, Enca e arriti në vitin 2014 me këngën “A pot pëlqen”, e cila i dha shikueshmërinë maksimale dhe miliona fansa në rrjetet sociale.


E ftuar së fundmi në një intervistë për “Prive”, këngëtarja ka rrëfyer për më të rejat e saj, si dhe suksesin që ka përshkruar gjatë rrugëtimit të saj në muzikë.

Por disa deklarata të saj në këtë emision, duket ta kenë acaruar shumë reperin Noizy, i cili ka reaguar me anë të një statusi në rrjetin social Instagram, duke treguar se suksesin ajo e arriti pasi iu bashkuar labelit më të susksesshëm “OTR”.

Hajdutet kam arsyje Qe vjedhin, Ai Qe vret Ka 1 arsyje te fort Qe vendos te vrase, gjith ashtu Edhe ai Qe genjen Ka arsyjet e veta kuptohet, Por te jesh mos mirenjohes se kuptoj, E kuptoj Qe ti don tu tregosh njerzve me kembngulje Qe je self made, Por te gjith e din se kush te beri, te gjith e din kush ishe kur ishe vetem, dhe te gjith e din se kush u bere kur u bashkove me OTR, kshuqe ate self made shko thuja dikujt tjeter jo neve, nuk esht turp te thuash Qe me Ka ndihmuar grupi, sepse don zdon ti jemi grupi ma i sukses'shem ne shqiptari, ishe a nuk ishe ti asgje nuk do ndryshoj, Ti dhe "stafi" keni hyr ne universal me forcat tua? ? cili staff? Shoferi makines Apo make up artist!? Mos harro se as nuk te njifnin dhe u desht te bisedoja 30 min me to per ty dhe Qe vendosem te japim 1 shans, dhe gjith kjo bisede esht inxhizuar per prova. Shko thirr gazetaret prap dhe jep intervist te sakte, pa rrena, se ske arsyje ?. Deri atehere Je jasht grupit OTR ✌? #OTR2THEFULLEST

A photo posted by NOIZY (@zinizin) on Feb 12, 2017 at 9:18am PST

Pas këtij reagimi, duket se gjakrat mes dy artistëve janë nxehur, përderisa Enca i është kundërvyer me një status të publikuar në rrjetin social SnapChat, nga i cili shpjegon se suksesi më i madh në karrierën e saj erdhi nga projekti “A pot pëlqen” të cilën ajo e realizoi e vetme, teksa për asgjë në jetë nuk do të ishte mosmirënjohëse nëse i detyrohet dikujt.

Ajo gjithashtu ka cekur se nënshkrimi i kontratës me “Universal Music” nuk ka të bëjë asgjë me reperin, madje sipas saj Noizy nuk ka qenë fare aty. /Telegrafi/

Reagimi i Encës pas statusit të Noizyt në Instagram. Foto nga SnapChat.

Në trend Magazina

Më shumë
Modelja tajvaneze Fang Qiyuan kaloi skanerin në aeroport - doganierët gjetën diçka të pabesueshme në kokën e saj

Modelja tajvaneze Fang Qiyuan kaloi skanerin në aeroport - doganierët gjetën diçka të pabesueshme në kokën e saj

Magazina
Martohet Don Arbas – Arta Bajrami publikon fotografi me çiftin e ri

Martohet Don Arbas – Arta Bajrami publikon fotografi me çiftin e ri

Magazina
Haradinaj me dedikim të veçantë për vajzën e tij Hanën në ditëlindjen e 18-të

Haradinaj me dedikim të veçantë për vajzën e tij Hanën në ditëlindjen e 18-të

Magazina
Një stjuardesë greke ndan përvojën e tmerrshme me Jennifer Lopez: Nëse do të ishte dikush tjetër, do të thërrisnim policinë

Një stjuardesë greke ndan përvojën e tmerrshme me Jennifer Lopez: Nëse do të ishte dikush tjetër, do të thërrisnim policinë

Magazina
Orinda Huta viktimë e plaçkitjes në Romë: Mos lini valixhet tuaja asnjë sekondë vetëm

Orinda Huta viktimë e plaçkitjes në Romë: Mos lini valixhet tuaja asnjë sekondë vetëm

Magazina
Habit Ilnisa: Kam takuar vjehrrin, ishte situatë shumë e çuditshme sepse ngriva!

Habit Ilnisa: Kam takuar vjehrrin, ishte situatë shumë e çuditshme sepse ngriva!

Magazina
Kalo në kategori