LAJMI I FUNDIT:

Trump fton Netanjahun për vizitë në Uashington

Trump fton Netanjahun për vizitë në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka ftuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në Uashington në shkurt, bëri të ditur zyra e kryeministrit izraelit pas përfundimit të bisedës së parë telefonike mes dy politikanëve që prej inaugurimit të presidentit të ri amerikan.

“Data e vizitës do të përcaktohet në ditët përpara saj”, shtoi zyra e Netanyahu, duke theksuar se dy liderët biseduan për marrëveshjen e arritur me Iranin rreth programit të tij bërthamor, procesin e paqes me palestinezët dhe për çështje të tjera.

Donald Trump dhe Netanyahu diskutuan gjithashtu për kërcënimin që përbën Irani dhe ranë dakord se paqja mes izraelitëve dhe palestinezëve mund të arrihet vetëm nëpërmjet bisedimeve të drejtpërdrejta, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.


Dy liderët trajtuan edhe një sërë çështjesh rajonale, veçanërisht kërcënimin që përbën Irani, deklaroi Shtëpia e Bardhë, duke dhënë shenjën e parë të një ashpërsimi të qëndrimit të administratës së re amerikane ndaj Teheranit.

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Amerika
Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Amerika
Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Amerika
Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit

Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit

Amerika
Ndërsa Trump është betuar, Macron paralajmëron Evropën se nuk mund të varet vetëm nga armët amerikane

Ndërsa Trump është betuar, Macron paralajmëron Evropën se nuk mund të varet vetëm nga armët amerikane

Evropa
Kalo në kategori