LAJMI I FUNDIT:

A e keni ditur që dritaret PVC kanë pozitën dimërore dhe verore?

A e keni ditur që dritaret PVC kanë pozitën dimërore dhe verore?

Lexoni, shikoni, përshtatini dhe kurseni energji dhe para

Ekzistojnë dy truqe të cilat mbase për to nuk keni ditur – dritaret PVC kanë pozitën dimërore dhe verore të cilat lehtë mund të përshtaten.

Mirëpo, më parë duhet të verifikoni a i keni vidat speciale të cilat gjenden në skaje anash të krahut të dritares në të cilën gjendet doreza.


Nëse kanë vrima për kaçavidë + (plus), atëherë mundësia për përshtatje dimërore dhe verore ekziston.

Thjeshtë, hapni dritaren dhe kërkoni vidhën, transmeton Telegrafi.

Nëse dritaren dëshironi ta përshtatni për pozitë dimërore, me çelës inbus silleni vidhën nga brenda.

Kështu rregulloni forcën e shtypjes së ramit të dritares.

Një truk që ua zgjat jetën e dyerve dhe dritareve: Aplikojeni këtë në të gjitha bravat dhe dorezat para dimrit
Lexo po ashtu Një truk që ua zgjat jetën e dyerve dhe dritareve: Aplikojeni këtë në të gjitha bravat dhe dorezat para dimrit

Kur t’ju vendos mjeshtri dritaren, më së shpeshti e lë në pozitë standarde, përkatësisht në pozitë të mesme.

Nëse nuk jeni të sigurt se në cilën pozitë është dritarja juaj, merrni një fletë letre dhe kalojeni nën krahun e dritares.

Nëse fleta mund të kalojë pa probleme, dritarja juaj është në pozitë vere, por nëse fleta shqyhet, me siguri është në pozitë dimri.

Është me rëndësi të mbani në mend që nuk duhet lënë dritaret në pozitë dimri gjatë tërë vitit, sepse gomat në ramin e dritares shumë shpejt do të shpenzohen.

/Telegrafi/