Nëse e keni përshtypjen se nuk ekziston ndonjë gjë që ju bën më të mençur, atëherë mendoni prapë…
Shkencëtarët dikur mendonin se inteligjenca varet nga gjenetika dhe se nuk mund të bëni asgjë për ta përmirësuar atë.
Por, tani neuroshkencëtarët kanë zbuluar se ky konstatim është i rrejshëm. Sipas tyre, ekzistojnë disa gjëra që ju bëjnë më të mençur.
Meditimi
Një ndër mendimtarët më me ndikim të kohës sonë, neuroshkenctari Sam Harris, tregon se meditimi është metodë e rëndësishme e mjeshtërimit të vetvetes. Ai e ka dedikuar një pjesë të madhe të jetës së tij për ta praktikuar meditimin dhe vazhdimisht ia rekomandon lexuesve dhe dëgjuesve të vet.
Përveç që pohon se meditimi e lehtëson dhimbjen, zvogëlon stresin dhe depresionin, ai beson se meditimi e përmirëson edhe funksionin konjitiv dhe gjeneron qeliza të reja të trurit.
Këtë e mbështesin edhe shkencëtarët dhe hulumtimet e ndryshme, ku një studim tregon se meditimi i vazhdueshëm e rrit materien e hirtë në zonat e trurit që ndërlidhen me mësimin dhe kujtesën, transmeton Telegrafi.
Leximi
Kjo mund t’ju duket tejet e qartë, por leximi është një ndër gjërat që ju bën më të mençur. Disa studime kanë treguar se leximi sjell efekte pozitive në fjalor, fitim të njohurive të përgjithshme dhe aftësi abstrakte të arsyes.
Rekomandohet të bëni lexim kualitativ dhe të lexoni ngadalë për t’i mbajtur në mend ato që i lexoni.
Agjërimi
Agjërimi është praktikë e cila ka qenë pjesë e stileve religjioze të jetës për shekuj të tjerë. Agjërimi parasheh ‘ndaljen’ e konsumimit të ushqimit për një periudhë të caktuar kohore.
Ju mund të keni menduar se ta ndaloni trupin nga vlerat ushqyese mund t’ju bëjë vetëm dëm, por faktikisht kjo dukuri vetëm sa sjell efekte pozitive në funksionin e trurit.
Megjithatë, ekspertët rekomandojnë që për ta rritur inteligjencën duhet të agjëroni vetëm çdo të dytën ditë (pra një ditë po, një ditë jo) sepse ky lloj i agjërimit e stimulon rritjen e qelizave të reja të trurit dhe e mbron trurin nga Alzheimeri dhe sëmundjet tjera neuro-degjeneruese.
Ushtrimet e rregullta fizike
Ushtrimet e rregullta fizike janë dëshmuar se sjellin efekte drastike në funksionin e trurit. Hulumtimet e kryera në minj zbulojnë se vrapimi në mënyrë dramatike e rrit performancën që ndërlidhet me mësimin dhe kujtesën.
Të njëjtat eksperimente gjithashtu kanë zbuluar se efektet e ushtrimeve fizike janë prezente edhe dy javë pasi të keni ndaluar së ushtruari. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje