LAJMI I FUNDIT:

Cozman: Noizy na provokoi, ishim 2 me 15-të, ja si ndodhi ngjarja!

Cozman: Noizy na provokoi, ishim 2 me 15-të, ja si ndodhi ngjarja!

Cozman ka folur për herë të parë pas përleshjes me Noizyn dhe grupin e tij.

Hip hop ylli i Babastars, Cozman, ka folur për herë të parë për incidentin e përleshjes me Noizyn dhe grupin e tij.

Cozman pranoi se u përlesh me grupin e Noizyt, por vetëm pasi u provokua nga ta.


Sipas reperit, ai ishte në kontakt gjatë gjithë ditës me Skivin, kur edhe shkoi në hotel për ta takuar atë me shokun Albert Krasniqin, në dijeni se Noizy ka sharë Skivin, por se sigurimi i hotelit e ka sqaruar situatën.

Megjithatë, Cozman tregon se kur ai arriti aty, u provokua nga 15 persona.

“Parkingu i hotelit është pak i ngushtë, kur duhet të shkosh në të djathtë. Aty ishin shumë vetura dhe ne është dashur që të ndalemi në një moment. Kur jemi ndalur, qëllimisht një nga 15 personat e goditi pasqyrën time. Më pas ne donim të dilnim nga vetura, dhe pasi mezi dolëm pas shumë fyerjesh, unë u sulmova nga disa persona, ku njërin e kam goditur shumë fort”, shpjegon Cozman për Top Show në Top Channel.

Të gjitha lajmet rreth përleshjes së Noizyt me Cozman (Video/Foto)
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth përleshjes së Noizyt me Cozman (Video/Foto)

Ai shtoi se Albert Krasniqi, shoku i tij u sulmua nga tri persona, teksa sqaroi se armën e nxori për të frikësuar dhe jo për të vrarë dikë sepse ata ishin më të shumtë në numër dhe nuk lejuan të rraheshin prej tyre.

Cozman shtoi se ky sherr ndodhi rastësisht dhe nuk ishte i planifikuar, ishte momental dhe nuk ka të bëjë me grupin.

Ai tha se ka pasur takime tjera të rastësishme me Noizyn, por se asnjëherë nuk janë ngacmuar dhe nuk janë sulmuar, kur ai qëndronte në Shqipëri apo në diasporë, shkruan Telegrafi.

Cozman u lëvdua nga Valer Kolnikaj, i cili tha se reperi është krejt ndryshe, një person i edukuar dhe zemërgjerë me të gjithë, pasi e njeh nga provat e Dancing with the Stars.

Skivi flet rreth ngjarjes me Noizyn, ja versioni i tij!
Lexo po ashtu Skivi flet rreth ngjarjes me Noizyn, ja versioni i tij!

Ndryshe edhe Skivi shtoi se sherri nuk ishte i planifikuar dhe askush nuk mendoi se incidenti do të eskalonte në këtë mënyrë, pasi ai edhe mori garancat nga menaxheri i hotelit, vëllai i Behxhet Pacollit.

Skivi dhe Cozman potencuan se ata nuk bëjnë incidente për të arritur te fama, kjo shihet ndër vite, teksa kanë dëshirë që të mbyllet kjo çështje.

Ata treguan se nuk do të ketë më incidente, nëe OTR nuk provokojnë sërish.

Të dy artistët shprehën indinjatën për atë që ka ndodhur, duke u kërkuar falje fansave dhe duke u bërë thirrje që të mos marrin shembull nga një ngjarje e tillë.

Nga incidenti, Cozman mbeti 48 orë në paraburgimm, teksa Noizy u plagos në të pasme, kurse Varrosi u plagos me dy plumba, një në stomak. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Këngëtarja Dawn Richard akuzon P Diddy: Ai më abuzoi për vite me radhë dhe më kërcënoi se do të më vriste

Këngëtarja Dawn Richard akuzon P Diddy: Ai më abuzoi për vite me radhë dhe më kërcënoi se do të më vriste

Magazina
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Këngëtari i famshëm Khalid e pranon publikisht që është homoseksual

Këngëtari i famshëm Khalid e pranon publikisht që është homoseksual

Magazina

"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK

Magazina
Kalo në kategori