LAJMI I FUNDIT:

Samsung: Galaxy Tab S3 vjen në shtator!

Samsung: Galaxy Tab S3 vjen në shtator!

Kohëve të fundit janë bërë disa spekulime rreth kohës së lansimit të Galaxy Tab S3.

Njëri prej tyre ka deklaruar se Tab S3 do të vijë më 1 shtator ndërkohë që raporti tjetër ka njoftuar se kjo pajisje do të mund të zbulohet në konferencën teknologjike IFA 2016.


Ndërkohë tani, Samsung ka konfirmuar se Gear S3 do të lansohet më 31 gusht dhe me këtë rast mund të spekulohet se edhe tableti i ardhshëm i kompanisë do të lansohet në të njejtën datë.

Në anën tjetër, ueb sajti zyrtar i Samsung në Kolumbi ka zbuluar se Galaxy Tab S3 do të lansohet në shtator dhe do të arrijë në këtë shtet muajin e ardhshëm së bashku me Galaxy Note 7.

Lajmi nuk specifikon nëse tableti do të lansohet në IFA, mirëpo duke u bazuar në lansimet e kaluara të Samsung gjatë shtatorit, mund të pritet që kjo pajisje të zbulohet në këtë ngjarje teknologjike.