LAJMI I FUNDIT:

Lojërat Olimpike, ISIS ia mësyn Rios

Lojërat Olimpike, ISIS ia mësyn Rios

Lojërat Olimpike fillojnë më 5 gusht. Siguria e pjesëmarrësve dhe vizitorëve kanë qenë prej kohësh temë e diskutuar pasi virusi Zika si epidemi është e shtrirë në këtë zonë dhe mund të ketë përhapje të madhe nëpër botë.

Mirëpo, zyrtarët brazilianë thanë se nuk ka arsye për shqetësim, pasi situata është në kontroll, por tani është paraqitur një kërcënim i ri, i cili u shfaq  dy javë para ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike.

Grupi i xhihadistëve nga Brazili u zotua për besnikëri ndaj të ashtuquajturit Shteti Islamik, kjo u bë e ditur nga grupi i faqes së Inteligjencës për monitorimin e rrjeteve sociale të ekstremistëve.


Nëpërmjet aplikimit Telegram, që xhihadistët përdorin për të komunikuar, grupi Ansaral-Kilafah në Brazil ka publikuar një mesazh në mbështetje ndaj Abubakir al Bagdadi, një nga figurat kryesore të shtetit Islam dhe u zotua zyrtarisht në besnikëri ndaj organizatës.

Të dhënat e njëjta u paraqitën nga Agjencia e Inteligjencës braziliane (Abin).

“Jemi duke i hetuar të gjitha kërcënimet e mundshme të sigurisë, por tani nuk e dimë nëse këto organizata janë me të vërtetë një kërcënim për Lojërat Olimpike” është shprehur një zyrtarë i Agjencisë së Inteligjencës, transmeton lajmi.net.

Capture-203

Kjo është hera e parë që një grup militant nga Amerika e Jugut u zotua për besnikëri ndaj shtetit islam.

Sulmet xhihadiste ishin të shumta në drejtim të Francës gjatë Kampionatit Evropian të Futbollit, por forcat e sigurisë i ndaluan shumë prej tyre.

Nga ana tjetër, sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry disa ditë më parë ka thënë se sulmet e ISIS javët e fundit janë të shpeshta.

Gjithashtu, Keri pohon se islamistët kanë humbur afër gjysmën e territorit 40-50% në Siri dhe Irak, të cilat ishin nën sundimin e tyre.

Analistët besojnë se sulmet individuale, si ai në Nicë, do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, ata besojnë se mund të bëhet edhe më keq, transmeton lajmi.net.

“Çdo ditë shumë njerëz dëshirojnë të vijnë në Kalifat, por ne u themi atyre që të qëndrojnë në vendet e tyre, e ne presim që ata të bëjë diçka nga atje”, tha në një xhihadistë pa emër.

Masat e sigurisë “blindojnë” Brazilin

Janë shitur më shumë se 7.5 milionë bileta për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike.

Për të garantuar sigurinë e pjesëmarrësve dhe mysafirëve të Olimpiadës, policia braziliane ka themeluar BOPE ose Batalionin e Policisë Speciale. Ky grup i forcave elite speciale për disa javë, është duke kryer aksione të gjëra në periferi të qytetit, në të cilën lagje janë fshehur një numër i madh i bandave të drogës.

brazili

Masat e sigurisë në aeroportet kryesore braziliane janë rritur shumë pas sulmeve në Nicë.

Gjatë Lojërave do të punësohen 47,000 policë dhe 38.000 ushtarë, numër ky dy herë më i madh se ai i katër vjet më parë në Londër, njoftoi qeveria braziliane.