LAJMI I FUNDIT:

Sot shënohet Dita botërore e dhurimit të gjakut

Sot shënohet Dita botërore e dhurimit të gjakut

Nën moton ‘Gjaku na bashkon të gjithë ne-Ndaj jetë, dhuro gjak!’, Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit me shumë aktivitete sot do ta shënojë 14 Qershorin-Ditën botërore të dhurimit të gjakut, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në rrugën ‘Maqedonia’ do të vendoset ekspozitë e poster zgjidhjeve të dalura nga konkursi i shpallur në bashkëpunim me shoqatën e dizejnerëve grafik ‘Plakart’, për përpunimin e zgjidhjeve ideore me temën ‘Dhurimi i gjakut, rini, humanitet!’, qëllimi i së cilës është promovimi i dhurimit të gjakut, motivimi dhe nxitja e të rinjve. Aktiviteti është pjesë e projektit ‘Klube shkollore për edukim dhe parandalim’, i përkrahur nga Transmet-Shkup.

Të ekspozuar do të jenë 30 zgjidhje ideorem të arritura nga Maqedonia, India, Kina, Ekuadori, Polonia…Në ngjarje do të marrin pjesë të rinjtë nga Klubi 25 dhe anëtarët e Klubit të dhuruesve të gjakut të Kryqit të Kuq nga qyteti i Shkupit.


Kalimtarëve dp t’u ndahen materiale informative dhe edukative, ndërsa në ngjarje do të jetë i pranishëm dhe ekipi i Institutit për mjekësi transfuziologjike e cila do t’ua tregojë grupin e gjakut qytetarëve të interesuar.

Do të organizohet edhe kuiz me shpërblime si motivim për ata të cilët dijnë më së shumti për dhurimin e gjakut. /Telegrafi/