LAJMI I FUNDIT:

Gjermania përzë sulmuesin, ja arsyeja

Gjermania përzë sulmuesin, ja arsyeja

Max Kruse është përzënë nga kombëtarja gjermane, pasi trajneri Joachim Low ka vendosur të marrë masa për sjelljen e pahijshme të futbollistit.

Sulmuesi i Wolfsburgut, autor i gjashtë golave këtë sezon në Bundesliga, njihet për karakterin e tij të vështirë dhe ditët e fundit u përfshi në një sherr me një gazetare të “Bild”, e cila po e fotografonte në një diskotekë.


Edhe në tetor Low e la jashtë kombëtares 28-vjeçarin, për shkak se ky kishte kaluar një natë të tërë në kazino, ku kishte fituar 75 mijë eurot, të cilat më pas i harroi në taksi.

“Javën e shkuar i thashë qartësisht Kruses se çfarë pres prej tij, brenda e jashtë fushe. Unë dua që lojtarët e mi të ruajnë përqendrimin te futbolli dhe Kampionati Evropian. Max është sjellë shpesh në mënyrë joprofesionale dhe këtë nuk mund ta pranoj. Kemi objektiva madhor në verë dhe kemi nevojë për lojtarë të përqendruar”, u shpreh Low, në lidhje me këtë çështje.

Pas përjashtimit të Kruses, kombëtarja gjermane do të vazhdojë përgatitjet me 26 lojtarë, për miqësoret e ditëve të ardhshme.

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori