LAJMI I FUNDIT:

Grevë e protesta mund ta presin rektorin e ri të UP-së

Grevë e protesta mund ta presin rektorin e ri të UP-së

Menjëherë pas emërimit të rektorit dhe prorektorëve, Universiteti i Prishtinës mund të futet në grevë nga punëtorët e administratës, por edhe stafi akademik pasi që edhe pas premtimeve UP ende nuk u ka bashkuar pagën bazë me atë shtesë punëtorëve administrativë.

Një paralajmërim të tillë e ka bërë Sindikata e Universitetit, Shkencës dhe Kulturës (SUSHK), duke thënë se të gjithë punëtorët janë të gatshëm ta bojkotojnë punën nëse nuk realizohen kërkesat e tyre.

Bardh Bardhi, kryetar i SUSHK-ut, tha për KosovaPress se për një veprim të tillë është paralajmëruar edhe menaxhmenti i UP-së.


Por, ai ka thënë se problemi nuk qëndron vetëm tek punëtorët e administratës, por edhe tek stafi akademik, pasi që ata janë të vetmit punëtorë arsimorë që ende nuk e kanë nënshkruar kontratën kolektive, në bazë të së cilës duhet t’ju paguhen tri paga suplementare me rastin e pensionimit apo edhe 0,5 për qind e pagës për çdo vjet të shërbimit.

Për problemet e zyrtarëve universitarë është në dijeni edhe kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj. Ai tha se problemin kryesorë e kanë me punëtorët e administratës. Edhe Jasharaj tha se një ndër arsyet se pse mund të rifillohet greva është mospagesa e 0,5 për qindëshit. Ndërsa, nuk e përjashton e as nuk e mohon mundësinë e rifillimit të grevës nga punëtorët administrativë, por edhe ata akademikë, nëse kërkesat nuk përmbushen menjëherë pas marrjes së mandatit nga ana e menaxhmentit të UP-së.

Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i UP-së, Esat Kelmendi, ka thënë se pa u zgjedhur menaxhmenti nuk mund të thotë asgjë sa i përket kësaj çështjeje.

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori