LAJMI I FUNDIT:

Më 28 mars rishpallet konkursi për rektor

Më 28 mars rishpallet konkursi për rektor

Këshilli drejtues i Universitetit të Prishtinës të premten morën vendim që konkursi për rektor të rishpallet të hënën më 14 mars dhe të mbyllet me datën 28 të këtij muaji, njofton Klan Kosova.

Kryesuesi i KD-së Ismet Salihu tha se pritet që procedurat për zgjedhjen e rektorit të fillojnë menjëherë pas përmbylljes së konkursit, në mënyrë që në muajin prill zyrtarisht dikush ta marrë postin e të parit të këtij institucioni.


Në konkurs nuk do të kenë të drejtë të aplikojnë kandidatët që para një jave u intervistuan dhe synuan postin e rektorit.