Përshtypjet e para i krijojmë në bazë të asaj që shohim, edhe pse rrobat nuk e bëjnë njeriun, flasin shumë për të...
Në bontonin e modës ka shumë rëndësi veshja. Stilin e personit e përcakton pamja e tij e përgjithshme, flet për ju dhe për raportin tuaj ndaj të tjerëve, sa i vlerësoni ata.
Disa rregulla të veshjes së mashkullit:
Shmangia e këmishës e cila ka në vete shenja të njohura, nënshkrime etj., njësoj vlen edhe për kravatën. Kur është fjala për kravatën, shmanguni nyjave të mëdha, por edhe atyre tepër të vogla.
Dihet se si duhet te vishemi në qytet, andaj kurrë mos vishni këmishën me katrorë me setër të shkurtër me vija, xhupa të shkurtër për ski të rezistueshme ndaj erërave apo pallto me ngjyra tepër të theksuara. Rrobat e tilla u shkojnë sportistëve, por jo edhe nëpunësve të bankave.
Nënkëmisha, e cila kurrë nuk është elegante, sërish është kthyer në modë, por në një formë pak më tjetër, siç është ajo “t-shirt”, ndërkaq brekët “boer” janë zëvendësuar me brekët e rëndomta “sleap”. Por, jo në përgjithësi, janë praktike me pantallona shumë të ngushtë dhe të materialit të hollë. Për përdorim të përditshëm zgjidhni modelet me pak mostra apo pa to, por me ngjyra që nuk bien shumë në sy.
Harmonizimi i ngjyrave të këpucëve dhe i rripit më nuk është i nevojshëm, nuk konsiderohet demode të barten këpucë ngjyrë gështenje me komplet të kaltër apo të hirtë. Ngjyra e gështenjtë e lëkurës është më e këndshme sesa e zeza edhe për këpucët, rripat, kuletat, lidhëset e çelësave, rripat e orës.
Facoleta ose shamia e cila vihet në thile, nuk bën të ketë të njëjtën ngjyrë me kravatën. Ky mjet i veshjes nuk bën të jetë i përshtatur me rrobat, por vetëm me këmishën.
Nëse ju vijnë mysafirë, mos i pritni në rroba sportive, sepse do të lini përshtypje se veshja e tillë është e përshtatshme për çdo rast, madje edhe për atë siç është darka në një restorant.
Çorapet e shkurtra, posaçërisht ato me ngjyrë të bardhë, nuk rekomandohen, shkojnë ekskluzivisht me tenistet sportive. Ngjyra e çorapeve patjetër duhet të jetë në harmoni me ngjyrën e cila dominon në kravatë; për shkak të mungesës së kohës dhe në mënyrë që t’i shmangeni studimit të ngjyrave herët në mëngjes para se të shkoni në punë, mund të vendosni për ngjyrat klasike të cilat shkojnë me të gjitha, p.sh. e kaltra, ngjyrë gështenje apo e përhirta në të errët.
Xhupi nga lëkura e zezë, si edhe xhinset, janë rroba të veshjeve historike, mund të vishen përherë dhe në çdo moshë, por jo edhe personat tepër të shëndoshë.
Shkrepëset, të cilat për meshkujt tepër të vlershme, mund të jenë të punuara nga materiali i fisnikëruar, por nuk bën të jenë me zbukurime tepruara. Deri para pak kohës, kavalieri i vërtetë, edhe nëse nuk ka pirë duhan, ka bartur me vete vazhdimisht shkrepës, në mënyrë që t’ua ndizte cigaret femrave.
Me parfumet gjithmonë duhet pasur kujdes, përdorni aromat intensive, të këndshme, në mënyrë që edhe më shumë të theksojnë maskulitetin tuaj. Mashkulli patjetër duhet të tregojë pamjen e tij personale, por nuk bën të jetë tepër i theksuar.
Kapela e llojit republikë vihet në kokë me rastin e hyrjes në hotel, ashensor, tregti, por jo në vende publike, pos në postë, apo në stacion. Kjo lloj kapele mund të bartet gjithmonë në mënyrë që të fsheh mungesën e flokëve apo flokët jo të rregulluara mirë.
Dukja e mirë e femrës dhe shija e mirë është shumë e vështirë të arrihen. Por, nëse ekziston ndonjë rregull, atëherë ai rregull është krijimi i stilit personal, i cili nuk bën të ndryshohet çdo muaj.
Pos solemniteteve për qëllime humanitare e të ngjashme, janë të rralla rastet në të cilat kërkohet veshja për darka solemne. Në raste të tilla shmanguni xhinseve dhe veshjeve të thjeshta.
Nëse bartni dorëza, ndërsa patjetër duhet të përshëndeteni me të tjerët, do të hiqni dorëzën e djathtë.
Nëse keni mbathur këpucë me taka të larta, kini parasysh se duhet të ecni me graciozitet dhe natyrshëm, mirëpo nëse këtë gjë nuk mund ta bëni, më mirë është të hiqni dorë.
Duhet të jeni të kujdesshme me përdorimin e parfumeve të forta, nuk i duan të gjithë, e aq më tepër jo në vende publike.
Nuk rekomandohen të vishen pallto lëkure, ata të cilët i bartin shpesh, për veten lënë pamje të një personi të moshuar, vulgar, ndërkaq trendi i tanishëm është lëkura eko. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSa shpesh duhet t'i prisni flokët?
Jeni krijuar për njëri-tjetrin? Këto shenja tregojnë nëse jeni në përputhje me partnerin tuaj
Një fjali mund të ndalojë çdo debat, thonë shkencëtarët
Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini
Një ushtrim për formë të përsosur për të cilin betohet Melania Trump
Sa dhëmbë duhet të ketë fëmija një vjeç?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë