Moti nëpër gojëdhëna
Kurrë mos ndërtoni shtëpi në shtratin e tharë të lumit. Ai, një ditë, mund të kthehet, thonë gojëdhënat. Të parët tanë as mullirin nuk e kanë ndërtuar asnjëherë mbi lumë, e lëre më shtëpinë. Edhe sot mund të shihet si është zgjedhur vendi ku ndërtohet mulliri për t’iu shmangur vërshimit të lumit.
Degradimi i lumenjve nga dora e njeriut tonë, ka për të na kushtuar shumë herë. Ruajtja dhe mbrojtja e shtretërve të lumenjve tanë, nga shkatërrimi i përditshëm, do të duhej të ishte temë e përditshme e shoqërisë. Mediat tona do të mund të luanin rol të rëndësishëm në këtë fushë.
Megjithëse, tek ne mungojnë kronika të shkruara për motin dhe ndryshimet klimatike, nga gojëdhënat lidhur me këtë fushë, janë ruajtur vlerësime për shumë dukuri natyrore.
Në të kaluarën, megjithëse janë përcjellë me shumë interes dukuritë natyrore, mbajtja e shënimeve ka munguar, por gojëdhënat jetojnë. Edhe sot, kur informimi ka përmasa globale, kur brenda pak sekondash informacioni bartet dhe transmetohet tek të katër anët e botës, gojëdhënat e dikurshme dëshmojnë vërtetësinë e tyre në shumë raste.
***
Eruditët tanë kanë ditur për rolin e satelitit të vetëm të Tokës edhe atëherë kur nuk njihnin shkrim-leximin.
Qysh në kohën e lashtë edhe populli jonë, si shumë popuj të tjerë, ka ditur për rolin e Hënës në ndryshimin e motit. Thuhet se “Hënë pa Hënë nuk ka”. Ky mendim lidhet me llogaritjen e kohës, përkatësisht muajit. Të mençurit kanë ndjekur dhe shikuar mirë pozicionet e Hënës. Kanë llogaritur mirë kur Hëna bëhet e re dhe kur soset ajo. Është ndjekur mirë plotësimi gradual i saj dhe pozita e atij fanari magjik që ndryshon madhësinë (e dukshme) çdo ditë.
Të vjetrit kanë shpjeguar edhe ndryshimet e pozitës së Hënës dhe atë dukuri e kanë lidhur me ndryshimin e motit. Kur Hëna është me mullë teposhtë (mesi i harkut), thuhet se do të bie shi gjatë tërë muajit vijues. Kurë Hëna behet e re dhe është me pozitë me mullë (pozicioni harkor) anash, atëherë pritet mot i thatë gjatë atij muaji. Sa herë që ndërron Hëna – patjetër ndërron edhe moti.
Kushdo që ka ndjekur këtë dukuri është bindur dhe për ketë mund të bindet edhe sot. Edhe kur Hëna bëhet e plotë ndryshon moti. Njerëzit tanë kanë parë e regjistruar “Hënën e kuqe” apo “Hënën me një rreth mjegulle të ndritshëm”. Sipas pleqve, kjo dukuri është shpjeguar si mundësi e ndryshimit të motit dhe si paralajmërim për reshje atmosferike, në cilëndo stinë.
Eklipsi (zënia) është parë e regjistruar në mendjen e shumë brezave. Hëna u bë edhe simbol në flamuj të shumë shteteve islame. Popujt e ndryshëm të botës atë e kanë dashur e vlerësuar si fanar për ndriçimin e rrugës gjatë natës. Është e njohur fjalia e urtë: “Fëmija pa nënë, si nata pa Hënë”.
Besimi në dukuri të ndryshme ka bërë që të nxirren edhe konstatime të ndryshme për motin, për të reshurat, shiun dhe borën. Megjithatë, jo shumë herë ka ndodhur që të mos jenë realizuar parashikimet…
***
Dikur moti qe përhapur lajmi se njerëzit do të vuajnë shumë nga dimri që pritej. U bënë gati të gjithë sipas traditave, duke siguruar ushqime të nevojshme për njerëz e bagëti. Flitej se do të jetë një dimër i ashpër dhe do të jetë vështirë për të dalë në pranverë. Me gjithë parashikimet, ai dimër doli t’i ngjasonte një pranvere të bukur. Bagëtia lëshohej në kullotë, ndërsa për ngrohje pati fare pak nevojë. Kur erdhi pranvera, njerëzit filluan të pyesin se si doli i rrejshëm parashikimi për dimrin e rëndë. Përgjigja erdhi si zakonisht nga po ata njerëz që e përhapën lajmin.
Thuhet se gjatë atij dimri në pyll kishte pjellë një femër derri dhe perëndia, për të shpëtuar derrkucët e porsalindur, ka frenuar dimrin e egër, dhe kështu: “Hatri i derrave kanë shpëtuar edhe njerëzit”.
Sipas pleqve, dimri ka dy pjesë nga gjashtë javë: Arbainin dhe Hamsinin. I pari di të jetë i ashpër, por edhe i mëshirshëm. Te pjesa e dytë – dita zgjatet bukur shumë dhe koha shkon drejt pranverës – mund të bjerë borë e të marr edhe ftoftë, por që nuk zgjatë për shkak të forcimit të vazhdueshëm të rrezeve të Diellit dhe zgjatjes së ditës. Po ashtu, thuhet se dita fillon të zgjatët që në ditën e parë të dimrit.
Është përfolur brez pas brezi se moti kthehet mbar në mesnatën e fillimit të ditës së parë të dimrit. Ky parashikim përputhet plotësisht me kalendarin e sotëm. Zgjatja e ditës nuk hetohet menjëherë, por me rastin e kërshëndellave ortodokse, që festohen me 6 janar. Duke llogaritur kohën – 22 dhjetor-6 janar – gojëdhënat thonë se dita zgjatet “sa kërcen gjeli nga një tra tek tjetri”. Nuk dihet sa është me minuta kjo zgjatje e ditës.
Po sipas pleqve, nëse bie borë para Arbainit, me të filluar të stinës së dimrit, stina e re nuk duron borën që ka rënë më parë dhe, sado që ajo të jetë e trashë, ajo do të shkrihet para se të nisë Arbaini, përkatësisht dimri i ri. Arbaini sjellë borë të re. Po ashtu, Arbaini mund të jetë i mëshirshëm dhe të kursej njerëzit nga të ftohtit, thonë gojëdhënat.
Thuhet se gjatë periudhës së Hamsinit ka marrë kohë e mirë, por ka ndodhur edhe e kundërta. Mandej dikush i kishte nxjerrë bagëtinë në bjeshkë. Hamsini ishte hidhëruar dhe iu kishte lutur Arbainit që t’ia falte vetëm tre ditë hua. Kështu edhe ndodhi. Arbaini i fali tri ditë Hamsinit dhe ai u tërbua e i shfrytëzoi në fund të dimrit duke mbytur me këtë rast një plakë bareshë me gjithë dele, e cila kishte dal në bjeshkë më herët se që është paraparë me kalendar. Kështu e kishte zemëruar motin! Për ketë është thurë edhe fjalia: “Arbain ore vëlla ,m’i jep tre ditë hua, ta mbys plakën me çka ka”!
Gojëdhënat shumë herë janë edhe mitike edhe pagane. Moti kthehet mbarë. Fillon të zgjatet dita, vetëm me një thirrje të engjëllit – melekut – ndërsa, ndodh e kundërta kur dita fillon të shkurtohet. Me këtë rast gojëdhëna thotë se engjëllit i duhet ta thërras këtë dukuri shumë herë.
***
Sa herë që gjatë dimrit ka pasur reshje të mëdha të borës, me gjithë vuajtjet nga të ftohtit, njerëzit kanë ushqyer shpresën për një verë të begatshme. Të mbjellat kanë pasur rendiment të mirë, thonë gojëdhënat që janë ruajtur brez pas brezi.
“Gruri mbillet në vjeshtë, ndërsa vajza duhet të martohet me kohë” ,thoshte Xhemail Abria. Bile, një herë ai vetë kishte mbjellë grurë në pranverë dhe ishte bërë shumë mirë. Posa ishte pjekur, Xhemaili e kishte djegur. Kur e pyeten pse e dogji, ai ishte përgjigjur se njerëzit nuk duhet të mashtrohen, sepse gruri një herë rastësisht mund të bëhet mirë edhe në pranverë, por kjo kulturë duhet të mbillet në vjeshtë.
“Kam fejuar një vajzë me një djalë të varfër, por ai ka punuar dhe është pasuruar e ma ka kaluar me pasuri. Kam fejuar vajzën tjetër tek i pasuri, ndërsa ai është fikur deri në rrënjë”.
Martesat me kohë janë të suksesshme, thoshte eruditi shqiptar. Megjithatë, Xhemaili , ka përsëritur më tepër se një herë se gruri duhet të mbillet në vjeshtë, ndërsa vajza apo djali, përveç që duhet të martohen me kohë, ata duhet të jenë të shëndosh, me shprehi të formuara pune, pa të meta fizike dhe pa ndonjë sëmundje trashëguese.
Secili njeri që është në mend duhet të bëhet gati për dimër. Askush nuk mund të garantojë se lumi nuk do të kthehet një ditë në shtratin e tij të vjetër dhe të vërshojë shtëpitë e ndërtuara aty ku nuk e kanë vendin.
Mos ndërtoni shtëpi në shtratin e vjetër të lumit. Reshjet mund të përsëriten dhe dëmet do të jenë të pa evitueshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Perëndimi duhet të shqetësohet: “DeepSeek” lë të kuptohet se Kina ka zotëruar artin e kaizen-it
E provuam DeepSeek-un dhe funksionoi mirë derisa nuk e pyetëm për Sheshin Tiananmen dhe Tajvanin
E ardhmja e tij varet nga kjo: A mund të krijojë Erdoğani një lidhje të re me Trumpin?
Vrasja e burrit që dogji Kuranin ishte transmetuar drejtpërdrejt në TikTok, policia suedeze gjeti në apartamentin e tij telefonin e ndezur
Xheneta reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK: Kam nevojë për kohën time për të reflektuar dhe t’i kapem realitetit jashtë asaj shtëpie
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe
Amir Rrahmani pritet të largohet nga Napoli
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’
Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale