LAJMI I FUNDIT:

Valverde përjashton mundësinë e largimit nga Real Madridi mes spekulimeve për një transferim në Ligën Premier

Valverde përjashton mundësinë e largimit nga Real Madridi mes spekulimeve për një transferim në Ligën Premier

Mesfushori i Real Madridit, Federico Valverde ka përjashtuar mundësinë e një transferimi te Chelsea, Manchester Unitedi apo Liverpooli gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.

Ka pasur shumë spekulime rreth të ardhmes së mesfushorit të Real Madridit, por ai ka konfirmuar se do të qëndrojë me skuadrën spanjolle edhe për të paktën një sezon.


“Jo, jo… unë jam në Madrid”, ka thënë fillimisht Valverde për ESPN Argentina ndërsa ishte në detyrë ndërkombëtare me Uruguain përpara ndeshjes së skuadrës së tij kundër Kubës.

“Po përpiqem të shijoj çdo moment dhe të largohem duke lënë shenj në klubin më të mirë në botë. Dua të vazhdoj të fitoj tituj për tifozët e Real Madridit”, përfundoi uruguaiani.

Real Madridi duroi një vit të vështirë sezonin e kaluar, duke u eliminuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nga Manchester City dhe duke lejuar Barcelonën të fitojë titullin në La Liga, me 10 pikë pas skuadrës së Xavit.

Valverde luajti 56 ndeshje për Los Blancos gjatë gjithë sezonit, duke shënuar 12 gola dhe duke regjistruar shtatë asistime të tjera.

Ai ka qenë një lojtar jetik për Carlo Ancelottin, i cili do të qëndrojë në klub për të paktën një vit tjetër, që do të thotë se ai ka të ngjarë të luajë një rol të rëndësishëm përsëri.

Liverpooli kontakton Real Madridin për transferimin e Federico Valverdes dhe ka 'dorëzuar një ofertë' tashmë
Lexo po ashtu Liverpooli kontakton Real Madridin për transferimin e Federico Valverdes dhe ka 'dorëzuar një ofertë' tashmë

Liverpooli gjithashtu kishte bërë një lëvizje për të nënshkruar me 24-vjeçarin, por presidenti i Madridit, Florentino Perez e përjashtoi pothuajse menjëherë këtë lëvizje, pavarësisht shqetësimeve për kohën e lojës së mesfushorit pas ardhjes së Jude Bellingham.

Perez tha se ai nuk do të pranonte oferta nën 100 milionë euro, megjithëse vetë lojtari nuk ka shprehur dëshirën e tij për tu larguar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Kalo në kategori