
- 15/07/2026 23:02- Mbyllet ndeshja
- 15/07/2026 22:53- 91' GOOOOOOOOOOL! Lautaro Martinez realizon për 2-1
- 15/07/2026 22:47- 85' GOOOOOOOL! Enzo Fernandez realizon për 1-1
- 15/07/2026 22:36- 75' Argjentina godet shtyllën
- 15/07/2026 22:17- 55' GOOOOOOOOL! Shënon Anglia për 1-0 me Anthony Gordon
- 15/07/2026 22:05- 46' Fillon pjesa e dytë
- 15/07/2026 21:48- 45' Mbyllet pa gola pjesa e parë
- 15/07/2026 21:00- Nis ndeshja
- 15/07/2026 20:32- Formacionet zyrtare, Angli - Argjentinë
- 15/07/2026 17:10- Kane kundër Messit, dueli i golashënuesve
- 15/07/2026 16:42- Kane i pagabueshëm nga penalltia, Messi ka hasur vështirësi në Botërorin 2026
- 15/07/2026 16:40- Anglia superiore ndaj Argjentinës
- 15/07/2026 15:21- "Shpirti i Maradonës", Mac Allister ndez Argjentinën para duelit me Anglinë
- 15/07/2026 14:56-Teoria konspirative për Argjentinën në Kupën e Botës po përhapet, ja pse është e pakuptimtë
- 15/07/2026 14:06- A ju kujtohet? Si Anglia u rreshtua në formacion ndaj Argjentinës para 21 viteve
- 15/07/2026 13:51-Një statistikë shqetësuese për Anglinë nëse arrin në finale, ky është disavantazhi ndaj Spanjës
- 15/07/2026 11:37- Scaloni dërgon mesazh para Anglisë: Jemi vetëm një hap larg objektivit
- 15/07/2026 10:06- Analizë, mungesat dhe parashikim: Gjithçka që duhet të dini për gjysmëfinalen Angli – Argjentinë
- 15/07/2026 10:05- Goal: Lionel Messi ka një armë të re më të fortë
- 15/07/2026 10:04- "Do ta gjejmë mënyrën", Tuchel i sigurt që Anglia e ndal Lionel Messin
- 15/07/2026 09:58- Lotët e Messit dhe sekreti i Argjentinës: Si Scaloni ndërtoi skuadrën që lufton për kapitenin
- 15/07/2026 09:58- Formacionet e mundshme:
- 15/07/2026 09:52- Siguri maksimale për Angli – Argjentinë: FIFA aktivizon operacionin më të madh të Botërorit 2026
- 15/07/2026 09:52- Messi synon ta plotësojë trashëgiminë e tij: Fitorja ndaj Anglisë në Botëror është pjesa që i mungon për t'u krahasuar plotësisht me Maradonën
- 15/07/2026 09:49- Argjentina i bën një kërkesë të veçantë FIFA-s para ndeshjes me Anglinë
Një nga përballjet më të shumëpritura të Kupës së Botës 2026 do të zhvillohet sonte, kur Anglia dhe Argjentina do të zbresin në fushë për të luftuar për një vend në finalen e madhe.
Anglia e Thomas Tuchel ka arritur deri në këtë fazë pas një rruge të vështirë, duke treguar karakter dhe forcë në momentet kyçe të turneut. Harry Kane vazhdon të jetë pika kryesore e sulmit, ndërsa Jude Bellingham ka konfirmuar edhe një herë se është një nga mesfushorët më dominues në futbollin botëror.
Në anën tjetër, Argjentina vjen me besimin e një skuadre që di të fitojë ndeshje të mëdha. Kampionët e botës kanë kaluar me sukses sfida të forta në fazën me eliminim direkt dhe vazhdojnë të mbështeten te magjia e Lionel Messit, i cili edhe në këtë Botëror ka qenë vendimtar me gola dhe asistime.
15/07/2026 23:02- Mbyllet ndeshja
15/07/2026 22:53- 91' GOOOOOOOOOOL! Lautaro Martinez realizon për 2-1
15/07/2026 22:47- 85' GOOOOOOOL! Enzo Fernandez realizon për 1-1
15/07/2026 22:36- 75' Argjentina godet shtyllën
15/07/2026 22:17- 55' GOOOOOOOOL! Shënon Anglia për 1-0 me Anthony Gordon
15/07/2026 22:05- 46' Fillon pjesa e dytë
15/07/2026 21:48- 45' Mbyllet pa gola pjesa e parë
15/07/2026 21:00- Nis ndeshja

15/07/2026 20:32- Formacionet zyrtare, Angli - Argjentinë
Formacionet zyrtare, Angli - Argjentinë: Luhet për një vend në finaleAnglia: Pickford; James, Stones, Guehi, Spence; Anderson, Rice; Rogers, Bellingham, Gordon; Harry Kane.
Argjentina: Martínez; Molina, Romero, Lisandro Martínez, Tagliafico; Giuliano Simeone, Paredes, Mac Allister, Enzo; Messi, Julián Álvarez.
15/07/2026 17:10- Kane kundër Messit, dueli i golashënuesve

Gjysmëfinalja mes Anglisë dhe Argjentinës nuk është thjesht një përballje mes dy prej kombëtareve më të mëdha të futbollit botëror.
Është një ndeshje e mbushur me histori, rivalitet dhe emocione, ndërsa në qendër të vëmendjes do të jenë dy kapitenët, Harry Kane dhe Lionel Messi.
Të dy sulmuesit kanë qenë sinonim i golit gjatë gjithë karrierës, duke shkëlqyer në gara dhe kampionate të ndryshme.
Messi ka fituar gjashtë Këpucë të Arta evropiane gjatë periudhës së tij te Barcelona, duke dominuar futbollin kontinental për më shumë se një dekadë.
Kane, ndërkohë, fitoi Këpucën e Artë të Ligës Premier në vitet 2014 dhe 2016, ndërsa sezonin e kaluar u shpall golashënuesi më i mirë i Bundesligës me 36 gola në 31 ndeshje për Bayern Munich.
15/07/2026 16:42- Kane i pagabueshëm nga penalltia, Messi ka hasur vështirësi në Botërorin 2026

Harry Kane ka realizuar të dy penalltitë që ka ekzekutuar në këtë Kupë Bote, kundër Kroacisë dhe Meksikës.
Në total, sulmuesi anglez ka shënuar gjashtë nga shtatë penalltitë që ka goditur në historinë e paraqitjeve të tij në Kupat e Botës, duke qenë futbollisti me më shumë gola nga pika e bardhë në këtë kompeticion – dy më shumë se çdo lojtar tjetër.
Në anën tjetër, Lionel Messi nuk ka arritur të shfrytëzojë asnjërën nga dy penalltitë e fituara në Botërorin 2026. Ai e dërgoi topin jashtë portës në ndeshjen ndaj Austrisë, ndërsa kundër Egjiptit u ndal nga portieri Mostafa Shoubir.
Në total, kapiteni i Argjentinës ka realizuar katër nga tetë penalltitë që ka ekzekutuar në ndeshjet e Kupës së Botës.
15/07/2026 16:40- Anglia superiore ndaj Argjentinës

Në përgjithësi, Anglia ka fituar gjashtë nga 14 përballjet ndaj Argjentinës në të gjitha garat, ndërsa gjashtë ndeshje kanë përfunduar në barazim dhe vetëm dy janë fituar nga argjentinasit.
Takimi i fundit mes dy kombëtareve u zhvillua në një ndeshje miqësore në nëntor të vitit 2005 në Gjenevë, ku Anglia triumfoi me rezultat 3-2.
Heroi i asaj sfide ishte Michael Owen, i cili shënoi dy gola në minutat e fundit për t'i siguruar fitoren "Tre Luanëve".
15/07/2026 15:21- "Shpirti i Maradonës", Mac Allister ndez Argjentinën para duelit me Anglinë

Alexis Mac Allister ka bërë thirrje që Argjentina të frymëzohet nga trashëgimia e Diego Maradonës përpara gjysmëfinales së Kupës së Botës 2026 kundër Anglisë, duke rikthyer në kujtesë fitoren legjendare 2-1 të vitit 1986.
Mesfushori i Liverpoolit zbuloi se ditët e fundit ka parë vazhdimisht pamje nga Maradona dhe ajo ndeshje historike, të cilat, sipas tij, i kanë dhënë motivim shtesë.
15/07/2026 14:56-Teoria konspirative për Argjentinën në Kupën e Botës po përhapet, ja pse është e pakuptimtë

Prej kohësh në rrjetet sociale është përhapur teza se Argjentina është e privilegjuar në shumë mënyra në Kupën e Botës. Sot, kur ajo luan gjysmëfinalen kundër Anglisë në orën 21:00, këto histori intensifikohen.
Që kur filloi faza eliminatore, adhuruesit e teorive konspirative në favor të Argjentinës theksojnë se statusi i saj i privilegjuar reflektohet në faktin se kundërshtarët e saj në rrugën drejt gjysmëfinaleve ishin Kepi i Gjelbër, Egjipti dhe Zvicra.
15/07/2026 14:06- A ju kujtohet? Si Anglia u rreshtua në formacion ndaj Argjentinës para 21 viteve

Anglia dhe Argjentina do të përballen sonte në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, duke rikthyer në skenë një nga rivalitetet më të mëdha në historinë e futbollit. Megjithatë, kanë kaluar plot 21 vjet që nga ndeshja e fundit mes këtyre dy kombëtareve.
Përballja e fundit u zhvillua në nëntor të vitit 2005 në Gjenevë, në një ndeshje miqësore, ku Anglia e drejtuar nga Sven-Goran Eriksson zbriti në fushë me një formacion të mbushur me legjenda të Ligës Premier.
15/07/2026 13:51-Një statistikë shqetësuese për Anglinë nëse arrin në finale, ky është disavantazhi ndaj Spanjës

Anglia ende nuk e ka siguruar një vend në finalen e Kupës së Botës, pasi sot (e mërkurë) do të përballet me Argjentinën në gjysmëfinale.
Megjithatë, edhe nëse “Tre Luanët” arrijnë të triumfojnë në Atlanta dhe të sigurojnë biletën për finalen, ata mund të hyjnë në sfidën e madhe me një disavantazh ndaj Spanjës, e cila tashmë e ka siguruar finalen pas fitores ndaj Francës në gjysmëfinalen tjetër.
Lexo të plotë...
15/07/2026 11:37- Scaloni dërgon mesazh para Anglisë: Jemi vetëm një hap larg objektivit

Lionel Scaloni ka folur me optimizëm në prag të gjysmëfinales së Kupës së Botës 2026 ndaj Anglisë, duke theksuar se Argjentina është gati për sfidën pavarësisht dyshimeve që janë ngritur për gjendjen e ekipit.
Trajneri i kampionëve të botës hodhi poshtë pretendimet se skuadra e tij nuk është në formën e duhur, duke kujtuar se arritja deri në këtë fazë është dëshmi e punës së bërë.
15/07/2026 10:06- Analizë, mungesat dhe parashikim: Gjithçka që duhet të dini për gjysmëfinalen Angli – Argjentinë

Të dy kombëtaret kanë zhvilluar paraqitje fantastike në këtë turne, ndërsa për objektiv kanë vetëm pjesëmarrjen në Botëror.
Mungesat dhe shumëçka tjetër ---- kliko KËTU
15/07/2026 10:05- Goal: Lionel Messi ka një armë të re më të fortë

Lionel Messi ka transformuar mënyrën se si ndikon në lojë në këtë Kupë Bote, me statistika të pabesueshme që tregojnë se ai kalon pothuajse gjysmën e kohës së tij në fushë duke ecur.
Ndërsa Argjentina përgatitet për gjysmëfinalen e saj kundër Anglisë, të dhënat zbulojnë se si sulmuesi është përshtatur për të dominuar kundërshtarët dhe për të ruajtur energjinë e tij për momentet vendimtare që vendosin ndeshjet.
15/07/2026 10:04- "Do ta gjejmë mënyrën", Tuchel i sigurt që Anglia e ndal Lionel Messin

Përzgjedhësi i Anglisë, Thomas Tuchel, ka paralajmëruar se ekipi i tij është i gatshëm të gjejë mënyrën për ta ndalur Lionel Messin në përballjen e madhe ndaj Argjentinës.
Tekniku gjerman vlerësoi ndikimin e jashtëzakonshëm të Messit, duke theksuar se ai nuk është i rrezikshëm vetëm për cilësitë individuale, por edhe për mbështetjen që merr nga bashkëlojtarët.
15/07/2026 09:58- Lotët e Messit dhe sekreti i Argjentinës: Si Scaloni ndërtoi skuadrën që lufton për kapitenin

Lionel Messi po përjeton një nga Botërorët më emocionues të karrierës së tij. Pas rikthimit spektakolar të Argjentinës nga disavantazhi 2-0 ndaj Egjiptit në fazën e 1/8 së finales, kapiteni argjentinas nuk arriti t'i përmbante lotët.
Arsyeja nuk ishte vetëm kualifikimi. Messi kishte humbur një penallti dhe për disa minuta mendoi se gabimi i tij mund ta eliminonte Argjentinën. Kur skuadra përmbysi rezultatin dhe siguroi çerekfinalen, emocionet shpërthyen.
15/07/2026 09:58- Formacionet e mundshme:

Angli: Pickford; O’Reilly, Guehi, Konsa, Spence; Anderson, Rice; Gordon, Bellingham, Saka; Kane
Argjentinë: Martinez; Molina, Romero, Martinez, Tagliafico; Allister, Paredes, Fernandez, Gonzalez; Alvarez, Messi.
15/07/2026 09:52- Siguri maksimale për Angli – Argjentinë: FIFA aktivizon operacionin më të madh të Botërorit 2026

Gjysmëfinalja e Kupës së Botës mes Anglisë dhe Argjentinës, që zhvillohet të mërkurën në Atlanta, është cilësuar nga FIFA si ndeshja me rrezikun më të lartë të gjithë turneut.
Për këtë arsye, autoritetet amerikane, në bashkëpunim me homologët nga Argjentina dhe Mbretëria e Bashkuar, kanë përgatitur operacionin më të madh të sigurisë të Botërorit 2026.
15/07/2026 09:52- Messi synon ta plotësojë trashëgiminë e tij: Fitorja ndaj Anglisë në Botëror është pjesa që i mungon për t'u krahasuar plotësisht me Maradonën

Para fillimit të Kupës së Botës 2026, konsensusi i përgjithshëm ishte se Lionel Messi i kishte fituar dhe përjetuar të gjitha. Pasi praktikisht e kishte "kompletuar futbollin" katër vjet më parë në Katar, madje ekzistonte frika se në moshën 39-vjeçare ai nuk kishte më çfarë t'i shtonte trashëgimisë së tij – përveç rrezikut për ta njollosur disi atë.
Por Messi, gjatë gjithë karrierës së tij, ka bërë të duket qesharake çdo logjikë konvencionale.
15/07/2026 09:49- Argjentina i bën një kërkesë të veçantë FIFA-s para ndeshjes me Anglinë

Argjentina është akuzuar se po përpiqet të luajë lojëra psikologjike para gjysmëfinales së Kupës së Botës ndaj Anglisë, pasi thuhet se i ka paraqitur FIFA-s një kërkesë të veçantë lidhur me fanellën që do të veshë në këtë ndeshje.
Skuadra e Lionel Scalonit do të përballet me Anglinë në Atlanta të mërkurën (15 korrik), me të dyja kombëtaret që synojnë një vend në finalen e Kupës së Botës.





























