Ai fitoi zemrat e shikuesve si lojtari më i moshuar i “Squid Game”, i cili mbante numrin 001.
Dhe aktori O Yeong-su foli për atë se sa shumë ka ndryshuar jeta e tij që nga publikimi i serialit shumë të popullarizuar të Netflix-it, shkruan DailyMail.
Aktori 77-vjeçar diskutoi se sa drastikisht jeta e tij ka ndryshuar që nga “Squid Game” dhe madje u tregua i sinqertë për anën e errët të famës.
Ai u shfaq në një episod të serialit “MBC’s How Do You Play?” dhe sipas një interviste të dhënë së fundmi për Soompi ai ka refuzuar disa oferta për t’u shfaqur në reklama, një prej tyre përfshinte një kompani të njohur të pulave të skuqura.
Yeong-su gjithashtu foli për “Sindromën e Squid Game” dhe madje tha se shumë njerëz po përpiqen ta kontaktojnë atë pas famës, saqë atij i është dashur që vajza e tij ta ndihmojë atë, ndërsa shpjegoi: “Ndihem sikur po notoj në ajër. Më bën të mendoj si: ‘Unë duhet të qetësohem, të organizoj mendimet e mia dhe të mbaj veten në kontroll tani’”.
“Shumë njerëz më kanë kontaktuar dhe për shkak se nuk kam një menaxher për të më ndihmuar, është e vështirë për mua të përballoj volumin e thirrjeve dhe mesazheve që kam marrë. Kështu që vajza ime më ka ndihmuar”, tha ai.
“Gjërat kanë ndryshuar mjaft. Edhe kur dal në një kafene apo diku tjetër, tani duhet të jem i vetëdijshëm se [si u shfaqem të tjerëve]. Më ka bërë të mendoj: ‘Të jesh i famshëm është gjithashtu e vështirë’”, tha aktori që luajti rolin e lojëtarit 001.
Yeong-su është një aktor veteran i cili ka aktruar për gati gjashtë dekada kur filloi karrierën e tij në vitin 1963.
Ylli i “King Lear” është padyshim i mençur pasi foli edhe për filozofinë e tij personale siç tha: “Shoqëria jonë shpesh pranon vetëm vendin e parë, sikur të gjithë të tjerët nuk kanë rëndësi. Sikur ekziston vetëm vendi i parë, dhe vendi i dytë është i pakuptimtë. Por edhe pse vendi i dytë humbi nga vendi i parë, vendi i dytë gjithashtu mundi vendin e tretë. Pra, të gjithë janë në të vërtetë një fitues”.
“Kjo është arsyeja pse unë mendoj se një fitues i vërtetë është dikush që punon shumë në gjërat që duan të bëjnë dhe përpiqet të arrijë një gjendje të caktuar nga brenda. Ndjehem sikur një person i tillë është fitues”, tha aktori koreano-jugor.
Pavarësisht famës së tij në rritje të shpejtë, Yeong-su nuk po përpiqet për sukses masiv dhe është i kënaqur me vendin ku ndodhet në jetën e tij.
Ai shpjegoi: “Unë nuk kam ndonjë ambicie madhështore. I madh apo i vogël, kam marrë shumë gjëra ndërsa jetoj jetën time. Tani, dua të lë pas ato gjëra që kam marrë. Për ta thënë thjesht, le të themi që ju shkoni në një mal dhe shihni një lule. Kur jemi të rinj, e zgjedhim lulen dhe e marrim për vete”.
“Por kur të arrish moshën time, e lë atje saktësisht ashtu siç është, dhe kthehesh për ta parë përsëri më vonë. Është e njëjtë me jetën. Duke i lënë gjërat pikërisht ashtu siç janë. Nuk është e lehtë”.
Pavarësisht, fama mbarëbotërore e aktorit të talentuar është më e madhe se kurrë pasi u raportua kohët e fundit se “Squid Game” është zyrtarisht seriali i ri më i shikuar i Netflix, duke tërhequr 142 milionë njerëz në muajin e tij të parë të publikimit – gati dyfishi i rekordit të mëparshëm të mbajtur nga seriali “Bridgerton”.
Që kur u publikua më 17 shtator, 142 milionë abonentë në Netflix kanë parë “Squid Game”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tuna reagon e revoltuar: Alamet burra – gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemegjinj
Xhuli: Në Kosovë nuk do të bëhet më luftë, por nëse bëhet Vedati do të ikë përsëri – ai është ‘Komandant Bllaca’
Hisen Berisha ‘ngacmon’ Adelina Ismailin në emision: “Ushtrinë time do ta bëj” ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania
Xhuli: Në Kosovë nuk do të bëhet më luftë, por nëse bëhet Vedati do të ikë përsëri - ai është 'Komandant Bllaca'
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?
"Është martuar me një shtetas italian për letra", vëllai i Egla Cenos tregon se si qëndron e vërteta e martesës së saj fiktive
Tuna reagon e revoltuar: Alamet burra - gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemegjinj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE