LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora shkëlqen përkrah bashkëshortit Taika Waititi dhe nënës Vera Ora teksa marrin pjesë në ngjarjen e bamirësisë “Next Goal Wins”

Rita Ora shkëlqen përkrah bashkëshortit Taika Waititi dhe nënës Vera Ora teksa marrin pjesë në ngjarjen e bamirësisë “Next Goal Wins”

Rita Ora dhe bashkëshorti i saj Taika Waititi tërhoqën vëmendje teksa morën pjesë në mbrëmjen speciale të bamirësisë Next Goal Wins në Hotel Ham Yard në Londër të mërkurën (22 nëntor).

Këngëtarja, 32 vjeçe, dukej elegante me një pallto dhe xhaketë ngjyrë bezhë, e kombinuar me pantallona të ngjashme dhe me këpucë të zeza me shkëlqim.


Flokët e saj bionde ishin të stiluara në valë të lirshme, ajo zgjodhi një grim të theksuar e nuanca me shkëlqim.

Ndërkohë, Taika, 48 vjeç, u shfaq në event me një kostum të zi dhe një këmishë të bardhë, ndërsa pozoi në tapetin e kuq.

E pranishme ishte edhe nëna e Ritës, Vera Sahatçiu, e cila dukej joshëse me një pallto të gjatë saten me ngjyrë të kaltër dhe kostum të zi.

Kjo vjen pasi Rita u dha fansave një paraqitje të shkurtër të pushimeve të saj të fundit në Skoci me bashkëshortin Taika Waititi në një postim në Instagram.

Ajo ndau foto nga pika të ndryshme turistike dhe bukurie, duke përfshirë Kalanë Balmoral dhe disa peizazhe mahnitëse të fshatit.

Ajo postoi gjithashtu një klip me partnerin e saj regjisor Taika, 48 vjeç, teksa po kalonin kohë cilësore së bashku.

Sipas The Sun, çifti thuhet se kanë dalë në një rezidencë prej 5 milionë funtesh (5.7 milionë euro) në Zelandën e Re pasi blenë një pronë të re në Auckland.

Prona e madhe mburret me katër dhoma gjumi, një pishinë, verandë, kopshte private, garazh të madh, shesh dhe pamje mahnitëse në të gjithë gjirin.

Të gjitha lajmet nga Rita Ora
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rita Ora

Shtëpia gri e errët është e vendosur në një platformë trekatëshe në majë të shkëmbit dhe është e vendosur në dy të tretat e një hektari, me aksesin e saj në plazh.

“Edhe pse Taika dhe Rita kalojnë shumë kohë në Mbretërinë e Bashkuar, Zelanda e Re është ende një pjesë e madhe e identitetit të tij dhe jetës së tyre së bashku”, tha një burim.

“Ata tashmë kanë filluar të dekorojnë dhe blejnë mobilje për t’iu përshtatur hapësirës. Ata mezi presin të kalojnë pak kohë atje”, shtoi burimi i njëjtë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Kalo në kategori