LAJMI I FUNDIT:

Nominimet e shumëpërfolura të “Oscars 2024” rrisin interesimin për blerje dhe çmimin e kukullave “Barbie”

Nominimet e shumëpërfolura të “Oscars 2024” rrisin interesimin për blerje dhe çmimin e kukullave “Barbie”

Koleksionistët e kukullave “Barbie” mund të fillojnë të numërojnë dollarët, sepse nominimet në “Oscars” kanë shkaktuar një rritje në tregun e rishitjes së kukullave “Barbie”, sipas një eksperti lodrash.

TMZ publikoi një intervistë me Joel Magee – një mysafir i shpeshtë në “Pawn Stars” me më shumë se 20 vjet përvojë në botën e koleksionueshëve – dhe ai thotë se pret që çmimet të vazhdojnë të rriten pasi filmi ka marrë vetëm tetë nominime për çmimet “Oscars 2024”, ndonëse pritshmëritë ishin shumë më të mëdha.


JM thotë se gjithë zhurma rreth filmit dhe sezoni i çmimeve po e fut gjeneratën e re në kulturën e koleksionueshëve. Pra, ndërsa disa vite më parë blerësi më i madh i “Barbie”-ve mund të ishte Grandma Sue e cila nostalgjikisht blen lodra, tani është në modë nga të rinjtë që të blejnë dhe të koleksionojnë kukulla “Barbie”.

Tani, natyrisht, aktori Ryan Gosling u nominua për një “Oscar” në kategorinë “Aktori më i mirë në rol dytësor”, por Margot Robbie u anashkalua në kategorinë “Aktorja më e mirë në rol kryesor.

Sondazh: Cili film duhet ta fitojë çmimin kryesor 'Filmi më i mirë' në "Oscars 2024"?
Lexo po ashtu Sondazh: Cili film duhet ta fitojë çmimin kryesor 'Filmi më i mirë' në "Oscars 2024"?

Lidhur me këtë, Magee thotë se “fituesi i vërtetë ka qenë gjithmonë, dhe do të mbetet, Barbie. Më vjen keq, Ken”.

Joel tregon se koleksionistët dalin për të blerë “Barbie” të ndryshme – Astronautën “Barbie”, Doktoreshën “Barbie”, e të tjera – dhe ata do të marrin Ken-in përkatës për të plotësuar setin, por ai nuk është ai që tërheq vëmendjen.

Kukullat “Barbie” (Foto: TMZ)

Megjithatë, një çmim “Oscar” mund të ngritë çmimet e blerjes për kukullën “Ken”.

Kukulla “Ken” (Foto: TMZ)

Koleksionisti Magee po flet për një dyfishim ose trefishim të vlerës. Dhe, nëse ai nuk e fiton çmimin, Joel ende sheh një rritje prej 40 ose 50 për qind vetëm për nominimin.

Vazhdojnë kritikat ndaj çmimeve "Oscars" për anashkalimin e filmit "Barbie" në listën e nominimeve
Lexo po ashtu Vazhdojnë kritikat ndaj çmimeve "Oscars" për anashkalimin e filmit "Barbie" në listën e nominimeve

Këshilla e fundit e Magee për koleksionistët – blini ato kukulla “Barbie” të edicioneve të kufizuara, si Barbie e Oscarit që ai parashikon se mund të vijë shumë shpejt në treg. /Telegrafi/


Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Kalo në kategori