“The Invite” surprizon publikun - cilësohet si komedia më e mirë e vitit


Komedia “The Invite” po konsiderohet si një nga surprizat më të këndshme kinematografike të këtij viti, duke fituar vlerësime të shumta si nga publiku ashtu edhe nga kritika.
Edhe pse ditët e fundit vëmendja është përqendruar te produksione si “The Odyssey” dhe “Obsession”, kjo komedi ka arritur të tërheqë interes falë humorit të zgjuar, dialogëve natyralë dhe historisë që prek situata me të cilat shumë njerëz mund të identifikohen.
Ngjarja zhvillohet rreth një darke që në fillim duket krejtësisht e zakonshme, por një ftesë e thjeshtë shndërrohet në pikënisjen e një sërë keqkuptimesh, situatash të sikletshme dhe momentesh plot humor.
- YouTube www.youtube.com
Filmi nuk mbështetet te batutat e stërpërdorura apo nostalgjia, por ndërton komedinë përmes marrëdhënieve njerëzore, dialogëve të mprehtë dhe personazheve realistë, duke sjellë në ekran situata që shumë shikues i kanë përjetuar në jetën e përditshme.
Një nga elementët më të vlerësuar është skenari, i cili ndërthur humorin me kritika të lehta ndaj sjelljeve dhe marrëdhënieve moderne.
Po ashtu, interpretimi i aktorëve dhe kimia mes tyre është cilësuar si një nga pikat më të forta të filmit, duke bërë që çdo skenë të duket spontane dhe bindëse.
“The Invite” ka marrë 96 për qind vlerësim në Rotten Tomatoes, derisa kritikët e kanë përshkruar si një komedi inteligjente, argëtuese dhe të sinqertë. /Telegrafi/















































