ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) njoftoi se forcat amerikane kanë nisur natën e pestë radhazi të sulmeve ndaj Iranit, duke konfirmuar zhvillimin përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sipas deklaratës së CENTCOM-it, operacionet ushtarake kanë për synim dobësimin e kapaciteteve ushtarake të Iranit, ndërsa nuk janë dhënë detaje të mëtejshme mbi objektivat e goditura apo dëmet e shkaktuara.


Përshkallëzimi i sulmeve vjen në një periudhë tensionesh të larta mes Uashingtonit dhe Teheranit.

Në të kaluarën, sulmet amerikane janë pasuar shpesh nga kundërpërgjigje të Iranit, i cili ka goditur objektiva dhe baza ushtarake amerikane në rajonin e Gjirit Persik.

Zhvillimet e fundit kanë rritur shqetësimet për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit dhe për ndikimin që ai mund të ketë në sigurinë rajonale.

Ndryshe, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se po vazhdojnë negociatat e paqes mes dyja vendeve. /Telegrafi/