LAJMI I FUNDIT:

Mudryk flet për të ardhmen e tij: Më mirë titullar te Arsenali se sa rezervistë i Real Madridit

Mudryk flet për të ardhmen e tij: Më mirë titullar te Arsenali se sa rezervistë i Real Madridit

Mykhalo Mudryk është talenti më i madh ukrainas dhe shpresa e futbollit të këtij vendi.

Sulmuesi anësorë është duke kaluar nëpër një formë fantastike, ku ka spikatur si në kampionatin ukrainas ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.


Në 18 ndeshje zyrtare, Mudryk ka shënuar 10 gola e ka asistuar në tetë të tjerë duke konfirmuar formën e jashtëzakonshme që po kalon.

Falë formës fantastike, lojtari është bërë objektiv i top klubeve evropiane si Arsenal, Liverpool, Roma, Juventus, Real Madrid, Chelsea e Manchester United.

Por duket se ai dëshiron të shkoj në një klub ku do të luante rregullisht dhe jo direkt në Real Madrid.

21-vjeçari  gjatë një prononcimi për mediat ukrainase, Mudryk u pyet për të ardhmen e tij.

Ai pranoi se nëse do të duhej të zgjidhte do të preferonte të transferohet te Arsenali për të luajtur rregullisht se sa te Real Madridi për të qëndruar në bankën rezervë.

“Nga një këndvështrim thjesht hipotetik, nëse do të më duhej të zgjidhja mes të qenit në stolin e Real Madridit ose të jem titullar i rregullt në Arsenal, ndoshta do të zgjidhja Arsenalin”.

“Megjithatë, është një pyetje e vështirë, edhe stili i lojës së ekipit do të luajë një rol të rëndësishëm”, deklaroi talenti ukrainas.

Shakhtar është gati ta shes yllin e tyre, por synon që nga largimi i Mudryk të fitoj mbi 50 milionë euro. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Ndërkombëtare
Granit Xhaka barazoi rekordin e pabesueshëm të UEFA-s gjatë barazimit të Leverkusenit me Romën

Granit Xhaka barazoi rekordin e pabesueshëm të UEFA-s gjatë barazimit të Leverkusenit me Romën

Liga e Evropës
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
“E pabesueshme”, reagimi i Granit Xhakës pas kalimit në finalen e Ligës së Evropës

“E pabesueshme”, reagimi i Granit Xhakës pas kalimit në finalen e Ligës së Evropës

Liga e Evropës
UEFA “zbuloi” një foto të vjetër: Dy shokët do të kenë një sherr të madh në finalen e Ligës së Kampionëve

UEFA “zbuloi” një foto të vjetër: Dy shokët do të kenë një sherr të madh në finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori