LAJMI I FUNDIT:

Messi dhe Suarez sundojnë Evropën me gola, lënë shumë mbrapa dyshet tjera sulmuese në pesë ligat kryesore

Messi dhe Suarez sundojnë Evropën me gola, lënë shumë mbrapa dyshet tjera sulmuese në pesë ligat kryesore
Foto: Gazeta Marca

Dyshja sulmuese e Barcelonës, Lionel Messi dhe Luis Suarez janë duke sunduar Evropën me golat e shënuara deri më tani këtë sezon.

Messi dhe Suarez nuk janë duke sunduar vetëm La Ligan sa i përket golave të shënuara, pasi me 31 gola së bashku, dyshja e Barcelonës është larg partneriteti më produktiv në pesë ligat kryesore evropiane.


Pas dyshes së Barcelonës, renditen dyshja e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe dhe Edinson Cavani që së bashku kanë shënuar 25 sosh në Ligue 1.

Cavani–Mbappe–Neymar, treshja vdekjeprurëse e PSG-së (Getty Images)

Në Angli, dyshja e Tottenham Hotspur, Harry kane dhe Son Heung-Min kanë shënuar 22 gola së bashku, ndërsa Mohamed Salah e Sadio Mane të Liverpoolit dhe Pierre-Emerick Aubameyang e Alexandre Lacazette të Arsenalit kanë shënuar nga 21 sosh.

Kane dhe Son (Foto: Twitter/Tottenham Hotspur)

Me vetëm 17 ndeshje të luajtura deri më tani në Bundesliga, dyshja e Borussia Dortmundit, Paco Alcacer dhe Marco Reus i prijnë listës me 23 gola së bashku.

Në Itali, megjithatë, me ndeshje të zhvilluara po aq sa në La Liga, dyshja e Juventusit, Cristiano Ronaldo dhe Mario Mandzukic udhëheqin me 22 gola të shënuara.

Ronaldo dhe Mandzukic (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

PSG është rivali kryesor për të luftuar Messin dhe Suarezin, veçanërisht nëse 11 golat e Neymari shtohen në ekuacion, por treshja e Barcelonës me shtatë golat e Ousmane Dembele përsëri do të ketë gola më shumë, 38 sosh krahasuar me 36 të PSG-së.

Në Spanjë, Messi dhe Suarez kanë gola më shumë se të gjitha skuadrat, përveç Celta Vigos, Sevillas që kanë numrin e njëjtë të golave të shënuara, 31. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Premier League
Ancelotti i bën një premtim të madh Arda Gulerit mes pakënaqësive për mungesë minutash

Ancelotti i bën një premtim të madh Arda Gulerit mes pakënaqësive për mungesë minutash

La Liga
Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

La Liga
Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

La Liga
Kalo në kategori