LAJMI I FUNDIT:

Kur largimi i yjeve shkakton “termet” në klubet ku ishin

Kur largimi i yjeve shkakton “termet” në klubet ku ishin

Klubet shpesh dinë të bënë transferime të çmendura, duke lënë shuma të madha parash në një lojtar.

Shpesh këta lojtarë dalin si më të mirët, por ka raste edhe kur nuk garantojnë suksesin.


Kur klubi shet një emër të madh, tenton ta zëvendësojë, por këto zëendësime shumë shpesh kanë dal të jenë të dështuara.

Marca ka zgjedhur pesë raste kur klubet nuk kanë arritur t’i mbyllojnë largimet e mëdha.


Luis Figo: Nga Barcelona te Real Madrid

Figo u largua nga Camp Nou për rreth 60 milionë euro për te Real Madrid në vitin 2000.

Barcelona bleu katër lojtarë me ato para – dhe disa fonde shtesë – duke përfshirë emra si Marc Overmars dhe Emmanuel Petit.

Asnjë nga ta nuk la gjurmë në klub, ndërsa nënshkrimi i Petit ishte një fiasko e madhe. Pasi Figo u largua, Barcelona nuk e fitoi La Liga deri në sezonin 2004/05.


Neymar: Nga Barcelona te PSG

Braziliani u nis për në Paris për 222 milionë euro, duke bërë që Barcelona të futet në një rrugë pa krye.

Philippe Coutinho për 145 milionë euro dhe Ousmane Dembele për 125 milionë euro erdhën si emra që do të zëvendësonin brazilianin, por dolën dëshitime të mëda.

Klubi nënshkroi edhe me emra si Paulinho (40 milionë euro), Nelson Semedo (35.7 milioën euro) dhe Gerard Deulofeu (12 milionë euro).

Tre vjet më pas, Coutinho është në huazim te Bayern Munich dhe Dembele është duke luftuar më dëmtime.


Luis Suarez: Nga Liverpool te Barcelona

Para se të arrinte Jurgen Klopp, Liverpool ishte shumë larg nga skuadra që janë tani.

Klubi e shiti yllin kryesor për 81 milionë euro dhe me paratë që morën nga Suarez ai i shpenzuan për Adam Lallanan, Dejan Lovrenin, Lazar Markovicin dhe Mario Balotellin.

Një vit më pas erdhën edhe Alberto Moreno, Divock Origi dhe Emre Can.


Gareth Bale: Tottenham te Real Madrid

Largimi i Bale nga Tottenham la një vrimë të madhe në Londër. Spurs shpenzuan 60 milion euro për Erik Lamelan dhe Roberto Soldadon, por nuk morën rolin që pritej në klub.

Lojtarë të tjerë u bashkuan në mesfushë, por askush nuk e plotësoi hendekun e lënë nga Bale.


Kylian Mbappe: Monaco te PSG

Monaco humbi emra si Mbappe, Thomas Lemar dhe Fabinho në një verë.

Por Monaco shiti yjet e tyre për 330 milionë euro dhe tentoi ti blejë disa zëvendësimet.

Aleksandr Golovin ishte nënshkrimi më i madh me 30 milionë euro në vitin 2018, por aq para u shpenzuan edhe për Ëissam Ben Yedder dhe Gelson Martins .

Monaco ende janë duke paguar për largimin e Mbappes.


Christian Vieri: Atletico Madrid te Lazio

Humbja e Vierit ishte një goditje e madhe për Atletico Madrid në 1998, madje edhe për çmimin 28 milionë euro.

Los Rojiblancos në sezonin pasardhës, përfunduan në vendin e 13-të.


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori