LAJMI I FUNDIT:

Kupa e Botës për klube me 24 ekipe – Liverpooli dhe Real Madridi e kanë të konfirmuar pjesëmarrjen, zbulohen detajet intersante nga kjo garë

Kupa e Botës për klube me 24 ekipe – Liverpooli dhe Real Madridi e kanë të konfirmuar pjesëmarrjen, zbulohen detajet intersante nga kjo garë

Liverpool dhe Real Madrid janë dy klubet e para që e kanë garantuara pjesëmarrjen në FIFA Club Ëorld Cup.

Trupi drejtues i futbollit botëror po kërkon t’i përshpejtojë gjërat që të jetë gati në vitin 2021, duke sjellë një format të ri që do të shohë 24 nga ekipet më të mira në botë në një farë.


Skuadrat do të ndahen në tri grupe me nga tetë ekipe, me një kampionat që do të zgjasë 18 ditë dhe do të mbahet nga muaji qershor.

Sipas The Times , UEFA dhe FIFA kanë vendosur që gjysma e përfaqësuesve të jenë evropiane.

Fituesit e fundit të Ligës së Kampionëve do ta kenë vendin e sigurt, si Real Madridi (2018) dhe Liverpooli (2019). Vetëm dy klube nga një vend do të lejohen të marrin pjesë dhe do të vendoset sipas koeficientëve të UEFA-s.

Barcelona, ​​Bayern Munich, Juventus dhe Manchester City do të marrin pjesë më shumë gjasë.  Nëse një nga këto skuadra të mësipërme e fiton çmimin trofeun e Ligës së Kampionëve, do të futet direkt dhe do t’i bëhet vend edhe PSG-së.

Juventusi siguron pjesëmarrjen, ndërsa Man Utd ende jo (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Performanca e dobët kohëve të fundit e Manchester United në Ligën e Kampionëve, do të thotë se gjasat e tyre që të jenë në këtë garë janë të pakëta, por mund të ndryshojnë deri në vitin 2021.

Formati aktual në dy vitet e fundit është zhvilluar në Katar.

Sergio Ramos (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Kina duket favorit për të pritur versionin e riorganizuar, por pritet që ë shumë detaje të ketë nga Këshilli i FIFA-së në tetor, që zhvillohet në Shangai.

Aktualisht, Kupa e Botës për klube ka qenë e dominuar nga klubet evropiane – me vetëm një fitues nga 11 të fundit që ka ardhur nga jashtë Evropës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë

Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë

Liga e Kampionëve
Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah

Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah

Premier League
Ancelotti ngreh dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Ancelotti ngreh dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori