Barcola shumë i shtrenjtë, Liverpooli i nis negociatat me talentin tjetër të PSG-së
Liverpooli ka vendosur në shënjestër talentin e Paris Saint-Germain, Ibrahima Mbaye, dhe ka nisur kontaktet me agjentin e tij të ri, Jorge Mendes, për të eksploruar mundësinë e një transferimi.
Sipas Fabrizio Romanos, 18-vjeçari ka marrë oferta edhe nga klube të Bundesligës, por prioriteti i tij është projekti i Liverpoolit dhe një transferim në Anfield.
Më herët, Mbaye ishte shumë pranë kalimit te RB Leipzig, me klubin gjerman që kishte avancuar ndjeshëm në negociata. Megjithatë, marrëveshja dështoi pasi transferimi i Yan Diomande te Paris Saint-Germain nuk u realizua, duke ndryshuar planet e kampionëve francezë.
🚨🔴 Liverpool have made contact with Ibrahima Mbaye’s new agent Jorge Mendes.
Mbaye also has proposals from Bundesliga clubs — giving priority to #LFC project.
Deal was close with Leipzig but collapsed after Diomande-PSG off.
Talks will follow, as @FabriceHawkins reported. pic.twitter.com/4DFqcIdazE
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 4, 2026
Sulmuesi i krahut ka kontratë me PSG-në deri në verën e vitit 2028, gjë që i jep klubit francez një pozicion të fortë në negociatat për çdo ofertë të mundshme.
Pavarësisht se është vetëm 18 vjeç, Mbaye ka fituar tashmë përvojë të konsiderueshme me ekipin e parë të PSG-së. Ai ka zhvilluar 42 ndeshje zyrtare, duke shënuar katër gola dhe duke dhuruar katër asistime.
Liverpooli tani po monitoron nga afër situatën e talentit francez, ndërsa Mbaye duket i gatshëm t'i japë përparësi një kalimi në Ligën Premier./Telegrafi/
































