LAJMI I FUNDIT:

Këngëtarja 85-vjeçare Shirley Bassey mahnit me zërin dhe paraqitjen në BAFTA Awards 2022

Këngëtarja 85-vjeçare Shirley Bassey mahnit me zërin dhe paraqitjen në BAFTA Awards 2022

Dama Shirley Bassey dukej e pabesueshme teksa hapi mbrëmjen e çmimeve BAFTA 2022 me një performancë në skenën e ‘Royal Albert Hall’ të dielën.

Këngëtarja uellsiane, 85 vjeçe, performoi hitin e saj të James Bond-it, “Diamonds Are Forever” në eventin e mbushur me yje të kinematografisë, që shënon edhe jubileun e 60-të të sagëssë filmave të ‘James Bond’.


Për performancën, ajo tërhoqi vëmendjen e shikuesve me një fustan ari të gjatë deri në dysheme, i cili mburrej me mëngë të gjata dhe një mbulesë me material rrjete, shkruan DailyMail.

Këngëtarja dha një performancë mahnitëse, duke ngritur krahët për të zbuluar një pelerinë të tejdukshme në fustanin e saj.

Ndahen çmimet BAFTA 2022 - "The power of the dog" fiton çmimin kryesor
Lexo po ashtu Ndahen çmimet BAFTA 2022 - "The power of the dog" fiton çmimin kryesor

Shirley i mbajti flokët e saj të pasur brune në stilin kaçurrela, duke treguar ngjyrën e saj rrezatuese dhe makijazhin e realizuar në fytyrën e saj.

Performanca erdhi pas paraqitjes së saj mbresëlënëse në darkën parathënëse të Grosvenor House Hotel BAFTA në Londër.

Ajo dukej elegante në tapetin e kuq e veshur me një fustan të zbukuruar me ari ndërsa po shkonte për darkë.

Ajo e kombinoi veshjen e saj me një pallto çokollatë me lesh sipër, teksa i shtoi më shumë shkëlqim dukjes duke mbathur këpucët me shkëlqim të artë.

Dama Shirley kishte vënë një palë vathë me perla dhe mbante me vete një çantë argjendi me shkëlqim.

Jo të gjithë yjet mund ta bëjnë - Lady Gaga arriti të marrë pjesë në dy mbrëmje çmimesh në të njëjtën natë
Lexo po ashtu Jo të gjithë yjet mund ta bëjnë - Lady Gaga arriti të marrë pjesë në dy mbrëmje çmimesh në të njëjtën natë

Dama nuk është e panjohur për këngët me tematikë të filmave ‘Bond’, pasi ajo është gjithashtu zëri pas ikonave të këngëve “Goldfinger” dhe “Moonraker”.

Ajo mori një ovacion të vazhdueshëm nga të ftuarit në Royal Albert Hall, përpara se prezantuesja Rebel Wilson ta merrte në skenë – duke lavdëruar performancën e Shirleyt.

Çmimi kryesor në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve BAFTA 2022, shkoi për filmin “The Power Of The Dog”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Magazina
Sara dhe Bardhi së shpejti prindër, Bora Zemani i bën dhuratën e parë bebit të çiftit

Sara dhe Bardhi së shpejti prindër, Bora Zemani i bën dhuratën e parë bebit të çiftit

Magazina
Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Magazina
Kalo në kategori