LAJMI I FUNDIT:

E rrallë në estradë: Bardhi publikon albumin e ri me 20 këngë, 18 prej të cilave janë bashkëpunime

E rrallë në estradë: Bardhi publikon albumin e ri me 20 këngë, 18 prej të cilave janë bashkëpunime
Foto: Bardhi/Instagram

Rap-artisti Bardhi ka publikuar së fundmi albumin e tij të parë në karrierë.

“Trëndafila” mban titullin ky album, i cili ngërthen në vete plot 20 këngë.


Megjithëse numri i këngëve në albumin e tij të ri është i madh, shumë pak prej tyre janë solo.

Koopertina e albumit “Trëndafila” të Bardhit (Foto: Bardhi/Instagram)

Më saktësisht janë gjithsej vetëm dy këngë, “Eyes Chicho” dhe “A je”, të cilat ai i këndon i vetëm, pasi 18 prej tyre janë bashkëpunime.

Ai ka bashkëpunuar me disa emra të njohur të muzikës hip-hop si: Azet, Ledri Vula, Lumi B, Kidda, Nushi, Gjesti e të tjerë.

Ledri dhe Bardhi publikojnë këngën e re "Copë copë"
Lexo po ashtu Ledri dhe Bardhi publikojnë këngën e re "Copë copë"

Por nuk mungojnë edhe bashkëpunimet e shumta me DJ të njohur të estradës si: Geek, PM dhe Dagz, Kont, Darkchild dhe Nass.

Megjithëse bashkëpunimet janë shumë në trend viteve të fundit, ka qenë e rrallë në estradë që të ketë një numër të tillë bashkëpunimesh brenda albumit.

Lista e bashkëpunimeve të Bardhit në albumin e tij të ri “Trëndafila” (Foto: Bardhi/Instagram)

Bardhi ka njoftuar se albumi “Trëndafila” është tashmë i disponueshëm në të gjitha platformat muzikore. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Magazina
Shokon Kanye West: Reperi thotë që do të dëshironte ‘treshe’ me Michelle Obama

Shokon Kanye West: Reperi thotë që do të dëshironte ‘treshe’ me Michelle Obama

Magazina
Skena romantike mes Anxhela Peristerit dhe Atdhe Xharavinës, ish-banori i BBVK-s pjesë e klipit të këngëtares?

Skena romantike mes Anxhela Peristerit dhe Atdhe Xharavinës, ish-banori i BBVK-s pjesë e klipit të këngëtares?

Magazina
Sydney Sweeney shfaqet joshëse në bikini, mes kritikash nga një producente se nuk është e bukur dhe nuk mund të aktrojë

Sydney Sweeney shfaqet joshëse në bikini, mes kritikash nga një producente se nuk është e bukur dhe nuk mund të aktrojë

Magazina
Kalo në kategori