Vlera e Liverpoolit është rritur ndjeshëm pas triumfit të tyre në Ligën Premier, ku u shpallen kampion për sezonin 2019/20.Brand Finance ka llogaritur numrat e të gjitha skuadrave të rëndësishme për të përcaktuar klubet më të vlefshme të futbollit në botë, në mesin e pandemisë globale.

Dhe Real Madridi kryeson listën pavarësisht se pësoi një ulje të vlerës prej 205 milionë funtesh nga viti 2019.


reali 1

Kampionët spanjollë vlerësohen me 1.286 miliardë.

Ata gjenden para Barcelonës, ​​të cilët kanë një vlerë prej 1.280 miliardë funtesh pas një rritje prej 18.1 milionësh.

barcelona 3

Manchester Unitedi dhe Liverpooli janë renditur respektivisht në vendin e tretë dhe të katërt.

Djajtë e Kuq kanë parë që vlera e tyre të bjerë me 143 milionë funte në një vlerë të përgjithshme prej 1,190 miliardësh.

man utd 1

Pas fitimit të titullit të Ligës Premier sezonin e kaluar, skuadra e Jurgen Klopp arriti të shohë vlerën e tyre të rritet me 64.3 milionë funtesh në një vlerë të përgjithshme prej 1.143 miliardësh.

Manchester City me vendin e pestë (1.018 miliardë) janë klubi i fundit që ka një vlerë prej një miliardi.

Bayern Munich, Paris Saint-Germain, Chelsea, Tottenham dhe Arsenal përbëjnë dhjetëshen e parë.

liverpool 5

10 klubet më të vlefshme në futbollin botëror: 1.Real Madrid - 1.286 miliardë funte 2.Barcelona - 1.280 miliardë funte 3.Manchester United - 1.190 miliardë funte 4.Liverpool - 1.143 miliardë funte 5.Manchester City - 1.018 miliardë funte 6.Bayern Munich - 957 milionë funte 7.Paris Saint-Germain - 876 milionë funte 8.Chelsea - 859 milionë funte 9.Tottenham Hotspur - 710 milionë funte 10.Arsenal - 651 milionë funte

10 klubet

/Telegrafi/

telegrafi sport app