LAJMI I FUNDIT:

Burimet e afërta me Kanye Westin thonë se ai po i bën të dashurës së re të njëjtat gjëra që ia bënte Kim Kardashianit

Burimet e afërta me Kanye Westin thonë se ai po i bën të dashurës së re të njëjtat gjëra që ia bënte Kim Kardashianit

Julia Fox nuk e kupton se kush është, apo çfarë dëshiron.

Pak përpara se të gjente famën në filmin e vitit 2019, “Uncut Gems”, aktorja pranoi në një podkast të quajtur “We Met At Acme” se: “Unë jam me të vërtetë e destinuar për paratë dhe më pëlqen të jetoj rehat, është e vështirë ta balancosh atë dhe një burrë në këtë qytet”.


Tani, duket se ish-vajza e qendrës së qytetit i ka gjetur të dyja, shkruan Page Six.

Foto: Flash / BACKGRID

Në një romancë të bërë publike dhe në dukje të kuruar për tabloidët ndërkombëtarë, Fox, 31 vjeçe, është duke dalë me reperin Kanye West, pasi u njoh me të në Miami.

“Julia dhe Kanye janë shpirtra të afërm: Ajo është me të vërtetë një prostitutë e famshme dhe ai po kërkon dikë që ta modelojë”, tha një socialist në New York që pretendon se e njeh prej së afërmi aktoren Fox. “Julia nuk e fsheh faktin se i pëlqen të gjitha këto. E gjithë kjo është si arti i performancës”, akuzoi më tutje ai.

Kim Kardashian vazhdon të shfaqë linjat e saj të trupit në paraqitje provokuese me bikini në detin e Karaibeve
Lexo po ashtu Kim Kardashian vazhdon të shfaqë linjat e saj të trupit në paraqitje provokuese me bikini në detin e Karaibeve

Dyshja kanë qenë të pandarë që kur u njohën, me takimet e tyre të dokumentuara jo vetëm nga paparacët, por edhe nga fotografi personal i West. Reperi 44-vjeçar madje po ndërhyn në veshjet e aktores Fox duke urdhëruar që ajo të vishet sipas dëshirave të tij, njësoj siç bënte me ish-gruan Kim Kardashian, gjë për të cilën ajo dikur tha se e bëri të qante kur ai në një moment kundërshtimi, hodhi pothuajse të gjitha rrobat e saj.

“Kanye po bën me Julian atë që i bëri Kimit”, tha një burim i Kardashian. “Ai po kontrollon atë që ajo veshi – duke u siguruar që ajo të shfaqet si imazhi që ai ka në mendjen e tij”, shtoi tutje burimi.

Derisa ylli u kthye në xhirimet “Uncut Gems”, në të cilin ajo luan rolin e dashnores së re dhe ambicioze të Adam Sandler, Fox ishte më e njohur për veprimet e saj në skenën sociale të New Yorkut.

Foto: Everett Collection

“Kam fotografuar Julian gjatë gjithë kohës, ajo ishte muza ime. Ajo ishte e dashuruar me drogën, ishte e çmendur, por të gjithë e pëlqyen”, tha një burim për The Post. “Kultura e saj ishin baret, skena e grafiteve, jeta e natës. Ajo bënte veshje me miqtë e saj dhe modelonte për artistë”, shtoi më tej burimi i afërt.

Burimi shtoi se Fox kishte burra të pasur, të moshuar që mund të kujdeseshin për të.

“Ajo kishte një të dashur më të vjetër që i dha një vend në Soho”, tha burimi. “Ishte ky djalë më i vjetër. Ajo e kishte këtë vend me një ashensor që hapej deri në apartament dhe po ngiste një Mercedes. Ajo nuk kishte punë, kështu që ne e dinim se ky djalë po paguante”, akuzoi më tej burimi i afërt që pretendon se e ka njohur atë më parë.

Foto: KWJF / BACKGRID

Në një bisedë jashtëzakonisht të pafiltruar në shkurt të vitit 2018, Fox tha për podkastin “Acme” se, në të vërtetë, linjat ishin të paqarta me një nga ish-at e saj.

“Kisha një të dashur më të madh për gjashtë vjet, dhe po, ai ishte i pasur. Por nuk ishte xhentëlmen”, kishte thënë ajo.

“Papritur kam një Mercedes Benz dhe Chanel që dalin nga shtëpia ime – dhe [njerëzit menduan] ose, oh, kam një të dashur të vjetër ose jam prostitutë. Askush nuk e merr parasysh faktin që jo, ndoshta ne ishim të dashuruar… Unë e kam emrin e tij tatuazh në gisht”, tha e dashura e reperit West.

Foto: GC Images

Zeshkania bukuroshe është e lindur në Milano dhe u transferua në New York kur ishte gjashtë vjeçe, me babanë e saj kontraktor, Thomas, dhe vëllain e vogël Chris. Nëna e saj, Graziella Mercanti, qëndroi në Itali me një vëlla tjetër më të vogël, konfirmuan burimet familjare për The Post.

Ajo i tregoi Revistës ‘Rolling Stone’ se si u arrestua kur ishte adoleshente për vjedhjen e rrobave nga ‘Bloomingdales’ dhe ka qenë e hapur për betejat e saj me heroinën dhe pilulat, duke vuajtur nga një mbidozë gati fatale me drogë në moshën 17-vjeçare. Fox ka thënë se tani është esëll pasi iu nënshtrua rehabilitimit. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

Në trend Magazina

Më shumë
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër

Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër

Magazina
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e

Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"

Magazina
Besa si një

Besa si një "Titan" i vërtetë në 'Eurovision 2024', përfundon me sukses performancën e saj në Malmo

Magazina
Mbyllet votimi në gjysmëfinalen e

Mbyllet votimi në gjysmëfinalen e "Eurovison 2024": Shqipëria në pritje të rezultatit

Magazina
Performanca me meshkujt balerinë të veshur me tanga - përfaqësuesja e Spanjës merr vëmendjen në 'Eurovision 2024'

Performanca me meshkujt balerinë të veshur me tanga - përfaqësuesja e Spanjës merr vëmendjen në 'Eurovision 2024'

Magazina
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Kalo në kategori