LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica -1° fair_night

Në Mitrovicë përurohet libri shkencor “Taktika Kriminalistike”, synon t’i ndihmojë profesionistët e kriminalistikës dhe drejtësisë penale

Në Mitrovicë përurohet libri shkencor “Taktika Kriminalistike”, synon t’i ndihmojë profesionistët e kriminalistikës dhe drejtësisë penale
Libri shkencor "Taktika Kriminalistike (Taktika e marrjes në pyetje)"

Më 01.02.2025 është përuruar libri shkencor “Taktika Kriminalistike (Taktika e marrjes në pyetje)” në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”.

Autorët e këtij libri janë Arben Dashevci dhe Besnik Xhaka, recesentët janë Qebir Avziu, Reshat Maliqi dhe Avni Alidemaj, redaktor është Ramadan Beshiri dhe lekturues është Besnik Voca, shkruan Telegrafi.

Autori Dashevci në një prononcim për Telegrafin ka thënë se qëllimi shkencor i librit është i bazuar në analizën cilësore dhe sasiore të dispozitave për marrjen në pyetje të të pandehurin, bazuar gjithmonë në kodin e procedurës penale të aplikueshme, po ashtu edhe në rregullat e taktikës kriminalistike.


“Nga njëra anë tregon pikëpamjen e rëndësisë së deklaratës së të pandehurit si provë në procedurën penale dhe nga ana tjetër nga procedurat ligjore. Ndërsa, në aspektin taktik që përcaktojnë mënyrat optimale për të marë deklaratën më të mirë, më të besueshme dhe më të sinqertë të të pandehurit”, ka thënë autori.

Dashevci është shprehur se literatura e këtij libri shkencor është e bazuar nga autorët më të njohur vendor dhe ndërkombëtar.

Libri shkencor “Taktika Kriminalistike (Taktika e marrjes në pyetje)”

Sipas tij, për këtë arsye kjo literaturë e ka pasuruar shumë librin në mënyrë sa më profesionale. Ai është shprehur se libri ofron përfitime të mëdha dhe njëkohësisht synon t’i ndihmojë profesionistët në fushat e drejtësisë penale, kriminalistikës dhe studentët.

“Ofron kombinim të plotë të teorisë e praktikës dhe adreson në mënyrë efektive sfidat praktike të marrjes në pyetje”, ka shtuar ai.

Më tej, autori ka theksuar se libri është mirëpritur dhe është vlerësuar lartë nga kritikët.

Dashevci ka potencuar se kanë shtypur 300 kopje dhe disa prej tyre i kanë dhuruar falas ndaj qytetarëve që ishin të pranishëm të shtunën në përurimin e librit shkencor, transmeton Telegrafi.

 “Kemi shtypur 300 kopje dhe i kemi dhuruar falas për të gjithë të pranishmit, tash pason edhe botimi tjetër në shtëpi botuese dhe shumë shpejtë do të jetë në duart e lexuesve, kurse ne do t’i njoftojmë të interesuarit në kohën optimale”, ka vijuar ai.

Autori ka treguar se përgatitjet për librin kanë filluar kohë më parë, por që dy vitet e fundit ishin më intensive në këtë drejtim.

“Libri ka ardhur si rezultat i punës tonë shumë vjeçare dhe posaqërisht dy vitet e fundit kanë qenë mjaftë intensive dhe më në fund rezultoi me këtë libër shkencor”, ka përfunduar autori i librit, Arben Dashevci. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Kosovë e Adem Jasharit ta puthsha plagën" - Jozi del me një video dhe reagon pas kritikave: Ndjej detyrim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit

Magazina
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Kalo në kategori