LAJMI I FUNDIT:

Lamine Yamal i premton Barcelonës rinovimin e kontratës

Lamine Yamal i premton Barcelonës rinovimin e kontratës

Në moshën 17-vjeçare, dhe tashmë duke u propozuar për Topin e Artë në të ardhmen, ylli i Barcelonës, Lamine Yamal mund të jetë lojtari më i vlefshëm në treg në futboll. Megjithatë, ai ka premtuar se do të qëndrojë me Blaugranët.

Lamine Yamal ka një kontratë me klubin deri në vitin 2026, por Barcelona do të jetë e etur ta lidhë atë për një kohë të gjatë. Është raportuar se klubi kishte një marrëveshje deri në vitin 2030 me të të planifikuar, por kushtet janë duke u rinegociuar pas shpërthimit të tij në vitin e fundit.

Megjithatë, ylli adoleshent është i qetë për situatën.


“Nuk e di se kur (kontrata do të nënshkruhet), por besoj se do të jetë së shpejti. Në fund të fundit, Barça është klubi i jetës sime. Shpresoj të rinovoj kontratën time me ta dhe të jem me ta sa më gjatë që të jetë e mundur”, ka thënë fillimisht Yamal për CNN Sport.

“Unë dua të luaj në ligën spanjolle. Unë dua të luaj për Barçën dhe po, do të rinovoj kontratën time. Unë do ta bëjë”.

Nga Yamal te Guler, Maino dhe Yildiz – 20 talentët më të mirë në futbollin botëror për momentin
Lexo po ashtu Nga Yamal te Guler, Maino dhe Yildiz – 20 talentët më të mirë në futbollin botëror për momentin

Ardhja e Hansi Flick këtë verë ka qenë një lajm i mirë për të gjithë sulmuesit e Barcelonës këtë sezon, dhe Lamine Yamal është bërë qendra krijuese e ekipit përkrah Pedrit.

“Është e vërtetë që Hansi është një trajner ndryshe. Stili i lojës është i ndryshëm. Ne jemi përpjekur të përshtatemi me atë që na ka thënë dhe mendoj se po e bëjmë mirë”.

“Në vitin 2025, ne do të japim gjithçka për të fituar trofe, duke filluar me Superkupën e Spanjës dhe shpresojmë se do të jetë viti më i mirë i jetës sonë”.

Yamal do të rikthehet nga dëmtimi i kyçit të këmbës këtë mbrëmje kundër Athletic Bilbao, pasi ka mbetur jashtë për tre javët e fundit. Duket e mundshme që ai do ta bëjë këtë nga bankina, por Barcelona do të ketë një shans për të fituar trofeun e parë të sezonit të dielën nëse kapërcen fituesit e Copa del Rey. /Telegrafi/