LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 9° rainshowers_night

Shkresa e kryetarit të Shtimes se u dakorduan me banorët e Rashincës për problemin e ujit, nxit reagime dhe paralajmërohet protestë

Shkresa e kryetarit të Shtimes se u dakorduan me banorët e Rashincës për problemin e ujit, nxit reagime dhe paralajmërohet protestë

Banorët e fshatit Rashincë të Komunës së Shtimes prej disa muajve po e kundërshtojnë hapjen e disa puseve të reja të ujit të pijshëm, projekt ky që ka për qëllim furnizimin e qytetit dhe disa lokaliteve të tjera. Banorët tashmë kanë dëshmuar se po përballen me mungesë të ujit, andaj me çdo kusht po synojnë t’i ruajnë burimet për familjet e tyre.

Banorët e Rshincës kanë paralajmëruar protestë për ditët në vazhdim për ta kundërshtuar projektin dhe për t’i treguar kryetarit Aliu se të gjithë janë të bashkuar për mbrojtjen e ujit në këtë lokalitet.

Ndërkohë, Këshilli I fshatit Rashincë të Komunës së Shtimes, nëpërmjet një shkrese në rrjetin social, ka reaguar ashpër lidhur me përgjigjen e kryetarit të Komunës Qemajl Aliu, i cili për problemin e ujit të pijshëm në këtë lokalitet ka thënë zyrtarisht se është dakorduar me banorët, por këshilli i fshatit po e mohon këtë.


“Në foton e bashkangjitur në postim është përgjigja nga Kryetari i Komunës. Për sa i përket pakënaqësive tona që i kemi shprehur në ankesën tonë me shkrim, drejtuar Kryetarit të Komunës, ai paska thanë se “Unë jam dakorduar”, për me vazhduar punime. Nuk po kuptojmë me kënd është dakorduar kryetari?. Ne kemi dorëzuar ankesën me shkrim e tash ky thotë jemi dakorduar!?”, thuhet në reagimin e këshillit të Rashincës.

Ata e kanë kritikuar kryetarin Aliu se në mbledhjen e fundit të asamblesë komunale, nuk e votuan për ta futur në rend të ditës problemin e ujësjellësit të Rashincës.

“Aq më tepër kryetar ishit jo serioz në pyetje – përgjigje, kur the se dy-tre persona të ndikuar nga opozita po kanë mospajtime, për punimet e ujësjellësit të Rashincës. Kryetar po ju bëjmë me dije juve dhe të gjithë tjerëve, se në ditët në vijim do të organizojmë protestë para objektit të komunës, për ta dëshmuar se sa jemi të pa kënaqur me ato punime që po bëhen”, thuhet në reagim.

Ndërkaq, në përgjigjen e kryetarit të Komunës, dërguar këshillit të fshatit Rashincë, thuhet se më 20 nëntor së bashku me kryesuesin e Kuvendit,  Adnan Ademi, disa drejtorë dhe përfaqësues nga KRU “Prishtina” kanë zhvilluar një takim në shkollën e Rashincës bashkë me banorët dhe janë dëgjuar shqetësimet e tyre.

“Në këtë takim, me shumicën nga banorët, jemi dakorduar qe ky projekt është në radhë të parë i destinuar për Rashincën e pastaj për te tjerët. Gjithashtu, ne prani të të gjithë banorëve prezent, jam zotuar se nëse ndodh qe të zvogëlohet kapaciteti i ujit, gjë që e kundërshtojnë fuqishëm ekspertët e KRU “Prishtina”, unë bashkë me banorët do t’i mbyllim rubinetet dhe ai ujë do të jetë i destinuar vetëm për Rashincën”, thuhet në përgjigjen e kryetarit Aliu.

Aliu më tej nëpërmjet përgjigjes është zotuar se do të qëndron mbrapa premtimeve të dhëna para banorëve me të cilët siç thotë ai se në atë mbledhje kanë bërë marrëveshje publike dhe janë dakorduar që projekti të implementohet.

“Gjithashtu, për të gjitha rastet eventuale që mund të ndodhin gjatë impelementimit të projektit ne do të jemi në kontakt. E ripërseris: Unë si dashamirës i dëshmuar i Komunës së Shtimes, e në veçanti i fshatit Rashincë, do të jem aty për ndonjë problem eventual dhe nuk do iu shmangem përgjegjësive të mia”, ka thënë Aliu. /Telegrafi/

Lexo edhe: telegrafi.com/banoret-e-rashinces-serish-drejtohen-kryetarit-aliu-lidhur-projektin-e-ujesjellesit

Lexo edhe:  //telegrafi.com/hapja-e-puseve-te-ujit-ne-rashince-te-shtimes-perplas-banoret-ekzekutivin/

Në trend

Më shumë
“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania

“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania

Magazina
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Ekonomi
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Zjarri masiv i Los Angelesit shumë pranë shtëpive të familjes Kardashian, enklava e tyre është në rrezik potencial për t'u përfshirë nga flakët

Zjarri masiv i Los Angelesit shumë pranë shtëpive të familjes Kardashian, enklava e tyre është në rrezik potencial për t'u përfshirë nga flakët

Magazina
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Arsenali kontakton Man Utd për Rashford, ka gati ofertën e ulët

Arsenali kontakton Man Utd për Rashford, ka gati ofertën e ulët

Premier League
Kalo në kategori