LAJMI I FUNDIT:

Qeveri e ushtruesve të detyrës, rrezikohet ligjshmëria e vendimeve

Qeveri e ushtruesve të detyrës, rrezikohet ligjshmëria e vendimeve

Situata pasigurie sikurse këtë javë me pagat e shërbyesve, rrezikohet të shfaqen edhe në sektorë të tjerë.

Hiç më pak se 29 pozita në kuadër të Qeverisë së Kosovës po funksionojnë me ushtrues detyre.

Në Zyrën e Kryeministrit, me ushtrues detyre udhëhiqet Agjencia për Barazi Gjinore dhe Zyra e Inspektoratit të Përgjithshëm.


Ministria e Drejtësisë, numëron katër pozita të tilla. Bëhet fjalë për Avokaturën Shtetërore, Agjencinë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuara, Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Inspektoratin e MD-së.

Të njëjtin numër me pozita U.D e mban edhe një ndër ministritë më të rëndësishme, ajo e Punëve të Brendshme.

Akademia e Kosovës për Siguri Publike funksionon me zëvendësdrejtor, Agjencia për Regjistrim Civil me Ushtrues Detyre, Agjencia e Kosovës për Forenzikë me zëvendëskryeshef, kurse Agjencia e Shoqërisë së Informacionit me ushtrues detyre.

E, shtatë pozita udhëhiqen me ushtrues detyre ose me zëvëndës-kryesues në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, e cila prinë me këtë mënyrë funksionimi në listën e ministrive të Qeverisë së Albin Kurtit.

Në kuadër të Ministrisë së Financave funksionojnë katër pozita në këtë mënyrë, kurse në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dy pozita, njëjtë sikurse Ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë.

E me nga një pozitë me ushtrues detyrë janë vetëm Ministria e Ekonomisë në Shërbimin Gjeologjik dhe Ministria e Kulturës në kuadër të së cilës është Agjencia anti-doping, e cila udhëhiqet me ushtrues detyre.

Kjo situatë po e vlerëson si të rrezikshme Iniciativa Corrwatch, në kuadër të së cilës funksionojnë disa organizata joqeveritare.

Madje riktheksohet fakti që më 26 shtator 2024 janë bërë 1 vit nga hyrja në fuqi e Ligjit për Zyrtarët Publik, i cili nuk lejon që një pozitë të udhëhiqet nga një ushtrues detyre për më shumë se një vit.

“Ne e shohim këtë situatë si të rrezikshme sepse ligji përcakton se pas tejkalimit të këtij afati çdo vendim i ushtruesve të detyrës është i paligjshëm gjë që ndikon dhe i cenon direkt interesat dhe shërbimet që qytetarët duhet t’i marrin nga institucionet”, ka thënë Ema Pula nga GLPS.

Telashe, shkaku i tejkalimit të mandatit të ushtruesit të detyrës së Thesarit brenda Ministrisë së Financave, u shkaktuan këtë javë.

Kjo bëri që mos të ekzekutohen me kohë pagat e shtatorit për dhjetëra mijëra shërbyesit civil të shtetit.

Por, edhe vendimi për ekzekutimin e tyre u mor përsëri nga një ushtrues detyre tjetër.

Nga Instituti i Kosovës për Drejtësi po thonë se Prokuroria nuk ka bazë të hetojë një gjë të tillë.

“Në kuptim të praktikës së përgjithshme, nuk kemi ndonjë vepër penale për të cilën mund të hetohet, megjithatë duhet theksuar se qartazi krijohen dyshimet për tentative për rritje të mundësisë së ndikimit për pozitat e caktuara”, ka thënë Gzim Shala.

Ligji për Zyrtarët Publik përcakton se zyrtari shtetëror nuk mund të caktohet si ushtruese detyre më gjatë se gjashtë muaj. Por ai parasheh gjithashtu që kur pozita nuk mund të plotësohet brenda afatit gjashtë mujor, ky afat mund të zgjas më së shumti edhe për gjashtë muaj të tjerë, jo më gjatë.

Ligji qartazi konstaton se çdo vendim i marrë pas kalimit të afatit të përcaktuar, është i paligjshëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori