LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë yje të Barcelonës do të humbasin turneun në SHBA – zbulohet arsyeja

Gjashtë yje të Barcelonës do të humbasin turneun në SHBA – zbulohet arsyeja

Barcelona pritet të ketë mungesa të mëdha të yjeve në turneun e përvitshëm para-sezonal që e mbajnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një lëvizje për t’i dhënë përparësi mirëqenies fizike dhe mendore të lojtarëve të saj, Barcelona ka njoftuar se disa lojtarë nuk do t’i bashkohen turneut të ekipit në SHBA.

Mungesat më të mëdha janë yjet e Spanjës, Lamine Yamal, Pedri Gonzalez dhe Ferran Torres, të cilët shkëlqyen në Euro 2024.


Vendimi vjen pas një sezoni rraskapitës që pa ekipin të konkurronte në fronte të shumta dhe Kampionatin Evropian të sapo përfunduar.

Për më tepër, Fermin Lopez, Eric Garcia dhe Pau Cubarsi do të humbasin turneun gjithashtu, pasi po përgatiten të përfaqësojnë Spanjën në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’.

Nëse Nico Williams i bashkohet klubit, as ai nuk do të marrë pjesë në turneun parasezonal në SHBA.

Skuadra katalunase do të luajë ndeshjen e parë me 30 korrik ndaj Manchester Cityt, më pas me Real Madridin më 3 gusht në Nee Jersey përpara se të përfundojë turneun e tyre me një lojë kundër AC Milan më 6 gusht në Baltimore. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Askush nuk e mendoi, një emër shokues hedh kandidaturën për t'u bërë trajneri i ardhshëm i Anglisë

Askush nuk e mendoi, një emër shokues hedh kandidaturën për t'u bërë trajneri i ardhshëm i Anglisë

Përfaqësueset
Nico Williams refuzon katër oferta të rëndësishme, nga Bilbao largohet vetëm për një klub

Nico Williams refuzon katër oferta të rëndësishme, nga Bilbao largohet vetëm për një klub

La Liga
FIFA publikon renditjen e re – ‘fluturojnë’ Spanja, Zvicra dhe Turqia, bien Belgjika dhe Portugalia

FIFA publikon renditjen e re – ‘fluturojnë’ Spanja, Zvicra dhe Turqia, bien Belgjika dhe Portugalia

Ndërkombëtare
Pas Modricit, Real Madridi rinovon edhe kontratën e yllit tjetër të skuadrës

Pas Modricit, Real Madridi rinovon edhe kontratën e yllit tjetër të skuadrës

La Liga
Nora dhe Akil Gjakova do të futen në historinë e Lojërave Olimpike

Nora dhe Akil Gjakova do të futen në historinë e Lojërave Olimpike

Sport
Arrin oferta e parë në zyrat e klubit, Coman drejt largimit nga Bayerni

Arrin oferta e parë në zyrat e klubit, Coman drejt largimit nga Bayerni

Bundesliga
Kalo në kategori