LAJMI I FUNDIT:

Armend Zemaj: Nuk duhet të bëhet gjueti shtrigash me Vetingun

Armend Zemaj: Nuk duhet të bëhet gjueti shtrigash me Vetingun

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka folur për Vetingun, i cili tash e një kohë nuk po mund të kalojë në hapa të ri të implementimit.

Ai ka thënë se në kohën kur ata janë ulur ta bëjnë koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje, për Vetingun janë marrë vesh brenda 15 minutash, por sipas tij, tashmë Vetingu po bëhet për gjueti shtrigash e për të përndjekur njerëz për interesa personale.


“Ne kur jemi ulur në atë kohë me e ba atë koalicionin me LVV-në, një ndër pikat e para që jemi marrë vesh ka qenë që me e ba Vetingun, për 15 minuta. D.m.th aq ka qenë e lehtë edhe aq do të ishte lehtë e zbatueshme, por jo gjueti shtrigash. Jo me ndjek njerëz për interesa personale”, është shprehur Zemaj.

Gjithashtu, Zemaj thotë se ne i duartrokasim çdo pune pozitive të kësaj qeverie për Kosovën.

Ai thotë se pritshmëritë e mëdha karshi qeverisë dhe mosdëgjueshmëria e kësaj qeverie e kanë sjellë idenë për “Rugën e Re”.

“Pritshmëritë që kanë qenë, mosdëgjueshmëria e kësaj qeverie jo vetëm ndaj nesh, po edhe e shoqërise civile e mediave, nuk janë të gjithë armiq të kësaj qeverie. Kjo është ajo që neve na ka determinuar që po duhet të dalim me një program dhe i cili është i zbatueshem dhe të cilit i rrimë karshi për implementim, jo ta mashtrojmë qytetarin”, ka thënë Zemaj. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Kalo në kategori