LAJMI I FUNDIT:

Ekskluzive: Zymer Bytyqi largohet nga Olympiacos, emrat e gjashtë skuadrave që e duan transferimin e tij

Ekskluzive: Zymer Bytyqi largohet nga Olympiacos, emrat e gjashtë skuadrave që e duan transferimin e tij

Zymer Bytyqi do të largohet nga Olympiacos vetëm pas gjashtë muajsh qëndrim në klubin e madh grek.

Aventura e sulmuesit kosovar nuk shkoi siç duhet për shumë arsyeje, e asnjë nga to sportive, pasi ai tregoi formë të lartë në stërvitje, por nuk iu dha rasti të tregonte aftësitë e tij.


Kontrata e Bytyqit me gjigantin grek Olympiacos skadon në verën e vitit 2026, por ai do të largohet këtë verë nga kjo skuadër.

Ofertë e madhe nga Japonia, Zymer Bytyqi mund të largohet nga Olympiacosi
Lexo po ashtu Ofertë e madhe nga Japonia, Zymer Bytyqi mund të largohet nga Olympiacosi

Ofertat për sulmuesin anësorë nuk mungojnë, ku janë katër klube nga Turqia, një nga Belgjika dhe një tjetër nga Polonia që janë vënë pas tij.

Telegrafi mëson ekskluzivisht se në Turqi klubet që e duan sulmuesin kosovar janë Antalyaspor, Istanbul Basaksehir, Rizespor dhe Gaziantep.

Ndërkohë në Belgjikë lipjanasi kërkohet nga Standard Liege derisa në Poloni transferimin e tij e dëshiron Lech Poznan.

Skuadrat favorite që Bytyqi ta vazhdoj karrierën mbeten Antalyaspor dhe Basaksehir.

Telegrafi ka mësuar ekskluzivisht se të gjashtë klubet kanë kontaktuar Olympiacosin për të pyetur rreth situatës së Bytyqit, derisa vet lojtari ka shprehur dëshirën për tu larguar nga kryeqyteti grek.

Agjenti i tij Jimm Solbakken është në bisedime me këto skuadra dhe java e ardhshme është vendimtare për të ardhmen e Bytyqit e cila është larg Athinës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bruno Fernandes zbulonte të ardhmen, por intervista e tij ndërpritet nga Ten Hag

Bruno Fernandes zbulonte të ardhmen, por intervista e tij ndërpritet nga Ten Hag

Premier League
Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite

Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite

Ligue 1
As te Barcelona e as te Real Madridi - mësohet se ku po transferohet Messinho

As te Barcelona e as te Real Madridi - mësohet se ku po transferohet Messinho

Premier League
A do të marrin anglezët një vendim historik? Këto janë argumentet për heqjen e VAR-it në Ligën Premier

A do të marrin anglezët një vendim historik? Këto janë argumentet për heqjen e VAR-it në Ligën Premier

Premier League
Allegri humbi durimin -hoqi xhaketën, kravatën dhe pothuajse edhe këmishën në momentet e fundit të ndeshjes kur u përjashtua

Allegri humbi durimin -hoqi xhaketën, kravatën dhe pothuajse edhe këmishën në momentet e fundit të ndeshjes kur u përjashtua

Serie A
Ten Hag u vërshëllye nga tifozët në Old Trafford

Ten Hag u vërshëllye nga tifozët në Old Trafford

Premier League
Kalo në kategori