LAJMI I FUNDIT:

50 euro për adoptimin e qenve endacakë, Komuna e Prishtinës miraton vendimin për subvencionimin e qytetarëve

50 euro për adoptimin e qenve endacakë, Komuna e Prishtinës miraton vendimin për subvencionimin e qytetarëve
Foto: Arkiv

Kuvendi Komunal i Prishtinës sot ka miratuar me shumicë votash propozim vendimin për subvencionimin e personave fizik dhe juridik të cilët marrin në përkujdesje dhe mbajtje një qen apo më shumë.

Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se shuma e propozuar është 50 euro në muaj.


Nis aksioni në Prishtinë për largimin e qenve nga rruga, kush i adopton do të marrë nga 50 euro
Lexo po ashtu Nis aksioni në Prishtinë për largimin e qenve nga rruga, kush i adopton do të marrë nga 50 euro

“Adoptimi është mënyra më humane e trajtimit të qenve” – deklaroi para këshilltarëve komunal, kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama.

Ndërsa drejtori për siguri dhe emergjenca, Lulzim Fushtica, tregoi se cili është qëllimi final i këtij vendimi.

“Me këtë vendim parashihet që të zvogëlohet numri i qenve endacak në rrugët e qytetit” – deklaroi drejtori Fushtica.

Ndryshe në njoftim thuhet se shumë  shpejt, pasi u votua, do të nis zbatimi i këtij vendimi, pas kalimit të procedurave ligjore të nevojshme. /Telegrafi/