Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha sot se kjo javë nuk ishte e zakonshme dhe se vendi prej të premtes po ballafaqohet me një situatë të pamenduar dhe të paparë që një kohë të gjatë.
Abdixhiku në një konferencë për media tha se Kosova është në sulm të vazhdueshëm nga bandat kriminale të Vuçiqit e kryeministri i Kosovës në sulm për fat të keq ndaj miqve tanë ndërkombëtarë.
Ndërkaq, lidhur me këtë, Lidhja Demokratike e Kosovës e ftoi presidenten e vendit që të flasë, të ketë pozicion të qartë dhe të zëshëm në këtë çështje jetike të përballjes publike të Qeverisë së Kosovës me Qeverinë e SHBA-së.
“Kjo nuk i kishte ngjarë ndonjëherë Kosovës më parë. Sa herë kemi qenë të sulmuar nga Serbia, kemi qenë të mbrojtur nga miqtë tanë amerikanë, aleatët evropianë sepse kemi bashkërenduar me ta, kemi bashkëvepruar me ta sepse kemi ndarë të njëjtat vlera, interesa e të njëjtin vizion”, tha ai, raporton Telegrafi.
I pari i LDK-së tha se këtë përmbysje aleancash, vizioni e prioritetesh për Republikën e Kosovës askush nuk e ka dashur në Kosovë.
Abdixhiku tha më tej se për këtë përmbysje askush nuk ka votuar. “Nuk mund të flasim për tjetër gjë përveçse një aventure tejet të rrezikshme personale të Albin Kurtit….”, tha ndër të tjera kryetari i LDK-së, duke shtuar se shkatërrimi i aleancës me miqtë tanë as nuk ka përputhje me vullnetin politik të popullit të Kosovës.
“Duhet thënë në krye të herës – sulmet e bandave parapolitike në veri, bashkimi i tyre me krimin e organizuar, dhe prania e interesave pro ruse brenda këtyre formacioneve paraqesin rrezik real për Kosovën, por edhe më gjerë, për tërë rajonin.
Kjo situatë duhet kuptuar drejt nga miqtë tanë perëndimorë. Sulmet ndaj Republikës së Kosovës sot janë sulme ndaj paqes rajonale. Për këtë paqe rajonale, për rëndësinë e saj, ne ndajmë qëndrimet me miqtë tanë ndërkombëtar.
Por Kosova e ka pas ndarë mendjen që t’i përqafojë vlerat perëndimore të paqes e sigurisë, demokracisë e gjithëpërfshirjes, mirëqenies e tolerancës. Ne insistojmë që Kosova të vazhdojë në këtë drejtim. Dhe asnjëherë të mos e humbin fokusin nga interesi ynë strategjik kombëtar nga taktika aventuriere afatshkurta elektorale të politikave të gabuara të momentit”, tha ai.
Sipas tij, situata e krijuar në veri i konvenon pikërisht interesit politik të Vuçiqit dhe interesave luftënxitëse të Rusisë, ndërkaq kështu më së shumti rrezikohet Kosova.
“Prandaj me të drejtë themi se Kosova nuk duhej të binte në grackën e Serbisë. Se përkundër të drejtës absolute, të pakontestueshme e plotësisht legjitime për të organizuar zgjedhje, zgjedhur kryetarë, e ofruar siguri për ta kur ata të janë në punë, Kosova duhet të ketë parasysh edhe relacionet me miqtë tanë”, tha ai.
Sipas tij, Kosova megjithatë ka mundësi edhe të ushtrojë të drejtën edhe të mbajë aleatët në krah. “Për këtë, megjithatë, nuk na duhet një politikë që ofendon me gjuhë jodiplomatike Sekretarin Amerikan të Shtetit, por një që me maturi, me shumë kujdes e me diplomaci, e bind secilin aleat”, tha ndër të tjera Abdixhiku.
Në këtë drejtim LDK-ja e fton fryeministrin në seancë të jashtëzakonshme raportuese për gjendjen në Veri, dhe në veçanti për relacionet e rënduara të Republikës së Kosovës me aleatët tanë, në veçanti me SHBA-të.
LDK-ja kërkon po ashtu koordinim të ngushtë të Qeverisë së Kosovës me kërkesat ndërkombëtare, si hap i parë drejt qetësimit të situatës në veri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova