LAJMI I FUNDIT:

Inteligjenca Artificiale zgjedh pesë zëvendësuesit e përsosur për Busquets te Barcelona

Inteligjenca Artificiale zgjedh pesë zëvendësuesit e përsosur për Busquets te Barcelona

Sergio Busquets njoftoi të mërkurën se në fund të sezonit do të largohej nga klubi i jetës së tij, Barcelona. Ende nuk dihet destinacioni i ardhshëm, por ajo që është e qartë është se drejtuesit e klubit duhet të përveshin mëngët për të gjetur një zëvendësues për njërin nga lojtarët e tyre më të mirë në histori.

Në kërkim të zëvendësuesit më të mirë për mesfushorin spanjoll, dhe megjithëse përputhja me të është një odise, kompania Olocip, e cila punon me Inteligjencën Artificiale, ka përgatitur një raport me qëllim gjetjen e mesfushorëve që do të performonin më mirë në këtë kontekst te Barcelona dhe trajneri i saj, Xavi.

Nga më shumë se 80 garues apo lojtarë, nën 25 vjeç dhe me më shumë se 1000 minuta të luajtura  këtë sezon, kanë dalë pesë emra të duhur nga përzgjedhja.


“Ka qenë nder, ëndërr dhe krenari të mbroja këtë stemë”, Busquets njofton zyrtarisht largimin nga Barcelona
Lexo po ashtu “Ka qenë nder, ëndërr dhe krenari të mbroja këtë stemë”, Busquets njofton zyrtarisht largimin nga Barcelona

Martin Zubimendi (24 vjeç, Real Sociedad)

Lojtari i lindur në San Sebastian prej disa kohësh është në rend të ditës. Pavarësisht moshës së tij, ai është krahasuar në më shumë se një rast me Busquets.

Me Imanol Alguacil si trajner, Zubimendi ka ‘shpërthyer’ te Real Sociedad, duke u vendosur si një nga zbulimet e sezonit.

“Në skuadrën e tij ai është lojtari që gjeneron më shumë vlerë me duelet e tij në terren, ndërhyrjet e tij (1,99) dhe rikuperimet (0,9)”, thuhet në raport.

Declan Rice (24 vjeç, West Ham)

Ai është një nga mesfushorët më të kompletuar në skenën evropiane.

Reprezentuesi i Anglisë dhe kapiteni i West Ham është gurthemeli i ekipit të David Moyes dhe, për më tepër, ai është lojtari që kontribuon më shumë në skuadër.

“Kontribute në mbrojtje (5.27) me rikuperimet e tij (0.69) dhe ndërprerjet (2.84), dhe në të njëjtën kohë është i aftë për të qenë lojtari që gjeneron vlerën më të madhe me kompletimet e tij nga i gjithë ekipi (1.49)”, thuhet në raport.

Ibrahim Sangare (25 vjeç, PSV Eindhoven)

Futbollisti i Bregut të Fildishtë ka kushte fizike në dispozicion që kanë pak lojtarë sot.

Lartësia e tij (1.91m) i lejon atij të fitojë të gjitha llojet e dueleve dhe të kombinuara me një profil të palodhur mbrojtës, e katapultojnë atë si një nga mesfushorët më të mirë në ligën holandeze.

Përveç kësaj, siç thekson raporti, aftësia e tij të fituar topat e dytë mund të ndihmojë shumë FC Barcelonën.

Edson Alvarez (25 vjeç, Ajax)

Është një tjetër strumbullar i madh (1.87 m). Me një profil të ngjashëm me Sangare, por meksikani është vendosur si lojtari më i mirë në Eredivisie për sa i përket dueleve ajrore.

Përveç kësaj, te Ajaxi, ai është referenca mbrojtëse, duke qenë “ai që gjeneron vlerën më të madhe (3.78)”.

Në përgatitjen e studimit, Olocip ka arritur në përfundimin se, në mbrojtje, “Edson Álvarez do të ishte më i mirë se 98% e shtyllave mbrojtëse në bazën e të dhënave të kontekstualizuara në Barcelonë”.

Orkun Kokcu (22 vjeç, Feyenoord)

Pivoti turk është kapiteni i Feyenoord vetëm në moshën 22-vjeçare. Ai është lojtari që do të përshtatej më së shumti te Barça.

Përveç kësaj, ai dallohet si “lojtari i tretë nën 23 vjeç në të gjithë Eredivisie që ka gjeneruar më shumë duele këtë vit (12.3). Ai është  gjithashtu lojtari i dytë në të gjithë kampionatin që gjeneron më shumë vlerë në zhvillimin e lojës (7.31)”.

Raporti nga Olocip

Sipas raportit të Olocip për Inteligjencën Artificiale, Zubimendi do të ishte lojtari më i ngjashëm me Busquets (86%); ndërsa Kokçu do të ishte lojtari që do të përshtatej më mirë me FC Barcelona.

Duhet theksuar se modeli i përdorur nga kompania kryen një analizë cilësore që lejon njohjen e ndikimit real që një lojtar ka në ekipin e tij, përveç analizës sasiore.

Opsionet e Xavit për të mbushur boshllëkun e Busquets në sezonin e ardhshëm
Lexo po ashtu Opsionet e Xavit për të mbushur boshllëkun e Busquets në sezonin e ardhshëm

Gjithashtu, edhe nëse liga ose ekipi në të cilin është lojtari është shumë i ndryshëm nga ai i destinacionit të tyre, Inteligjenca Artificiale shërben si e vetmja teknologji e aftë për të kontekstualizuar atë lojtar në një mjedis të ri.

Qoftë me ose pa inteligjencë artificiale, Barcelona duhet të eksplorojë tregun për të gjetur lojtarin që e bën Busquets të humbasë më pak.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit

Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit

Premier League
Ish-legjenda e Barcelonës i bashkohet Messit tek Inter Miami – kësaj radhe si trajner i tij

Ish-legjenda e Barcelonës i bashkohet Messit tek Inter Miami – kësaj radhe si trajner i tij

Ndërkombëtare
Çfarë duhet të dini për Islandën – kundërshtarin e Kosovës për inkuadrim në Ligën B të Kombeve

Çfarë duhet të dini për Islandën – kundërshtarin e Kosovës për inkuadrim në Ligën B të Kombeve

Përfaqësueset
“Është spektakolare”, Messi flet i ngazëllyer për Barcelonën e Hansi Flickut

“Është spektakolare”, Messi flet i ngazëllyer për Barcelonën e Hansi Flickut

La Liga
Kalo në kategori