LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria për vrasjen në Pejë: Një rast i tillë s’ka ndodhur më parë

Prokuroria për vrasjen në Pejë: Një rast i tillë s’ka ndodhur më parë

Prokuroria Themelore në Pejë është duke zhvilluar hetime intensive lidhur me vrasjen e rëndë që ndodhi të premten mbrëma në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, ku një grua u privua nga jeta nga djali i saj.

Ky i fundit është në ndalim prej 48 orësh dhe ndaj tij prokurorja e rastit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit. Seanca gjyqësore lidhur me këtë rast është mbajtur të shtunën dhe prokuroria është në pritje të vendimit të gjykatës.

Rasti tragjik në Pejë, sot pritet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit
Lexo po ashtu Rasti tragjik në Pejë, sot pritet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit

Kështu ka deklaruar për Telegrafin zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, i cili ka bërë të ditur se i pandehuri është i moshës rreth 30-vjeçare, ndërsa viktima rreth 58.


Nikçi tutje ka thënë se një rast i tillë nuk ka ndodhur më parë, ndërsa ka shtuar se hetimet janë në fazën konfidenciale dhe deri më tani nuk mund të bëjnë publike asgjë.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi

“Një rast i tillë nuk ka ndodhur më parë. Prokuroria dhe Policia janë duke zhvilluar hetime intensive në mënyrë që ky rast të ndriçohet në plotëni. Në vendin e ngjarjes, Policia e Kosovës është përgjigjur në afat shumë të shpejtë dhe ka arritur ta arrestojë personin e dyshuar”.

“I njëjti me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë. Prokurorja ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit dhe ka marrë pjesë në seancën gjyqësore që është mbajtur të shtunën, ku ka arsyetuar kërkesën. Tashmë po presimin vendimin e gjykatës”, ka deklaruar ai.

Nikçi ka shtuar se në vendin e ngjarjes janë siguruar disa prova si dhe mjeti me të cilin është kryer vepra e rëndë penale. Telegrafi mëson se bëhet fjalë për mjet të mprehtë.

“Janë siguruar edhe disa dëshmitarë okularë, por meqenëse rasti është shumë i ndjeshëm duhet t’i kursejmë anëtarët e familjes, që mos t’i lëndojmë më shumë”, është shprehur ai.

Zëdhënësi i Prokurorisë gjithashtu ka bërë të ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë, ndërkaq tashmë po presin raportin e mjekut ligjor.

Ndërsa prokurorja e këtij rasti tragjik, Sahide Gashi, ka deklaruar të premten se i dyshuari për vrasjen e nënës së tij, nuk ka qenë në gjendje të japë deklaratë.

“Kemi dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitin e forenzikës ku janë izoluar të gjitha gjurmët, janë mbledhur të gjitha provat kemi urdhëruar autopsinë e t ndjerës, gjithashtu kemi siguruar autorë okularë të ngjarjes. Kemi provuar që të dyshuarin të marrim në pyetje, mirëpo i njëjti  nuk ka qenë në gjendje, në prani të mbrojtësit kështu që kemi urdhëruar që nesër në prezencën e psikologut dhe avokatit mbrojtës të provohet të merret deklarata e tij”, ka thënë Gashi një konferencë për media.

Ajo ka shtuar se në bazë të rrethanave, do të urdhërojnë edhe ekzaminimin e të dyshuarit në Instituin e Psikiatrisë Forenzike.

Vrasja e 58-vjeçares ka tronditur vendin dhe ka nxitur reagime të shumta. E nga shoqëria civile kanë kërkuar që të bëhet më shumë për mbrojtjen e grave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Lajme
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Kalo në kategori