LAJMI I FUNDIT:

Shala nuk pendohet për gjuhën e përdorur ndaj Kurtit, i drejtohet Konjufcës: Ma dërgoni vërejtjen me postë

Shala nuk pendohet për gjuhën e përdorur ndaj Kurtit, i drejtohet Konjufcës: Ma dërgoni vërejtjen me postë

Kryeparlamentari Glauk Konjufca në bazë të rregullores së Kuvendit, ka shqiptuar vërejtje për gjuhë joparlamentare  të përdorur nga deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Në seancën e Kuvendit të enjten, Shala ka ofenduar rëndë Kurtin, ndërsa dëgjohet duke thënë “Phuu ta … tradhtarin e nanës”.


“Phuu q... tradhtarin e nanës...”, deputeti Shala dëgjohet duke sharë në Kuvend
Lexo po ashtu “Phuu q... tradhtarin e nanës...”, deputeti Shala dëgjohet duke sharë në Kuvend

“Zotëri Shala, të gjitha faktet tregojnë se keni përdorur një gjuhë joparlamentare, por pa mikrofon. Mirëpo, për këtë rregullorja më obligon se sipas nenit 65, pika 3 t’iu japim një vërejtje për këtë shkelje”, ka thënë Konjufca, teksa e njoftoi Shalën për vërejtjen e shqiptuar.

U dëgjua duke sharë në Kuvend, deputetit Shala i jepet vërejtje
Lexo po ashtu U dëgjua duke sharë në Kuvend, deputetit Shala i jepet vërejtje

Fjalën iu dha edhe deputetit, i cili nuk kërkoi falje për ofendimin ndaj Kurtit, por duke ironizuar, kërkoi që vërejtjen t’ia dërgojnë me postë.

“Faleminderit, ma dërgoni vërejtjen me postë”, u shpreh Shala. /Telegrafi/