LAJMI I FUNDIT:

Studentët e cilit universitet po eksplorojnë planetin Mars?

Studentët e cilit universitet po eksplorojnë planetin Mars?

A e keni ditur se ASU është duke eksploruar Marsin? Profesorët, hulumtuesit, stafi dhe studentët e Universitetit Shtetëror të Arizonës kanë marrë pjesë në mbi 20 misione hapësinore dhe janë gati të udhëheqin misionet e NASA Psyche dhe LunaH-Map. ASU është shtëpia e Shkollës për Eksplorimin e Tokës (the School of Earth and Space Exploration) dhe Hapësirës dhe ka një reputacion të shquar për inxhinierinë hapësinore, hulumtimin dhe inovacionin.

ASU ka krijuar dhe ka përdorur instrumente si Europa Thermal Emission Imaging System për teleskopët Europa Clipper dhe ShadowCam për t’i mbështetur misionet shkencore në Hënë, asteroidë dhe planete duke e përfshirë Marsin. Shkencëtari planetar dhe profesori i ASU, Jim Bell është hulumtuesi kryesor i NASA-s për Mastcam-Z, një lloj kjo kamere që është montuar në Mars.

ASU po ashtu është duke punuar me Forcën Hapësinore të SHBA-ve (Space Force) përmes programit të tyre të Partneritetit Universitar për të krijuar mundësi për hulumtime të klasit botëror, fuqi punëtore dhe zhvillim lidershipi për të siguruar interesat e vendit dhe për të ruajtur avantazhin në hapësirë.


ASU u emërua universiteti më inovativ në vend për tetë vjet radhazi nga US News & World Report dhe konsiderohet si një nga universitetet kërkimore me rritjen më të shpejtë në SHBA. Universiteti gjithashtu renditet i gjashti në nivel kombëtar për shpenzimet e kërkimit – mbi 677 milion dollarë në 2021 – mes universiteteve që nuk kanë shkollë mjekësore dhe, i treti në nivel kombëtar për shpenzimet kërkimore të financuara nga NASA.

Në trend Lajme

Më shumë
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
Kalo në kategori