Transferimi i dyshuar i detyruar i mijëra fëmijëve ukrainas nga Rusia, është “ndoshta dëbimi më i madh i detyruar në historinë moderne”, tha sot ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, në një ngjarje në margjinat e Këshillit të të Drejtave të Njeriut në Gjenevë.
“Krimi më i tmerrshëm është se Rusia po vjedh fëmijët ukrainas. Është një krim gjenocidal”, tha Kuleba në një video-mesazh të transmetuar në një dhomë të mbushur plot në ditën e parë të një takimi të këshillit në Gjenevë për të diskutuar mbi krimet e dyshuara të luftës të Rusisë në Ukrainë, transmeton Telegrafi.
Një raport i fundit nga ekspertët në Universitetin Yale, thotë se Rusia po mban të paktën 6,000 fëmijë ukrainas, dhe ndoshta shumë të tjerë, në vende të ndryshme në Krime të kontrolluar nga Rusia dhe në Rusi, për qëllimin kryesor të “riedukimit politik”.
Raporti thotë se të paktën 43 kampe dhe lloje të tjera objektesh që mbajnë fëmijë ukrainas, janë identifikuar si pjesë e një “rrjeti sistematik në shkallë të gjerë” të operuar nga Moska që nga fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt të vitit 2022.
“Fëmijët përfshijnë ata me prindër ose me kujdestari të qartë, ata që konsiderohen jetimë nga Rusia, fëmijët që ishin nën kujdestarinë e institucioneve shtetërore të Ukrainës përpara pushtimit, dhe ata kujdestaria e të cilëve është e paqartë ose e pasigurt për shkak të luftës”, thuhet në raport.
Disa fëmijë u futën në sistem dhe u adoptuan nga familjet ruse, ose u transferuan në kujdestari në Rusi, thuhet ndër tjera në raport. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Donald Trump 'kurorëzon' veten si Mbret

SHBA refuzon të bashkë-sponsorizojë rezolutën e OKB-së që mbështet integritetin territorial të Ukrainës?

Trump ultimatum Zelenskyt për marrëveshjen për mineralet e ralla: Ose pastaj mund të mos jesh shumë i lumtur

Inteligjenca amerikane nuk beson se Putini është serioz për bisedimet e paqes – edhe pse Trump thotë se ai dëshiron të ndalojë luftën

Elon Musk pretendon se presidenti ukrainas "vrau një gazetar amerikan"

Britania e Madhe dhe Franca kërkojnë "forcë për Ukrainën me afro 30,000 trupa" në mes të bisedimeve SHBA-Rusi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij