LAJMI I FUNDIT:

Në mënyrë që t’i kapë miliarda dollarë të qeverisë amerikane, Tesla duhet të zhbllokojë karikuesit e veturave elektrike për markat e tjera

Në mënyrë që t’i kapë miliarda dollarë të qeverisë amerikane, Tesla duhet të zhbllokojë karikuesit e veturave elektrike për markat e tjera

Drejtori ekzekutiv i Tesla, Elon Msuk, shpesh ka folur në lidhje me hapjen e rrjeteve të tij “Superchargers” edhe për konkurrentët e kompanisë, por që këtë nuk e bëri asnjëherë deri tani në SHBA, aty ku edhe ata e dominojnë tregun e veturave elektrike.

Tani, drejtori ekzekutiv “i guximshëm” mund të ketë 7.5 miliardë arsye për të përshpejtuar ato plane.


Departamenti i Transportit javën e ardhshme pritet të finalizojë një kërkesë që do t’i bëjë presion Tesla-s të zgjerohet përtej pajisjeve të saj të karikimit në SHBA dhe të shtojë karikuesin që përdoret nga konkurrentët e tij, deklaruan zyrtarët e administratës për Reuters, përcjell Telegrafi.

Përndryshe nëse nuk e bënë këtë, prodhuesi i veturave do të përjashtohet nga marrja e subvencionit me vlerë prej 7 miliardë eurove (7.5 miliardë dollarë), para këto që rrjedhin nga Uashingtoni, e që janë pjesë e planit të Presidentit Joe Biden për të mbuluar vendin me 500,000 karikues të veturave elektrike në vitet e ardhshme, nga 100,000 të tilla sa ishin në dispozicion në vitin 2021.

Ky rrjet është një pjesë qendrore e planit të Biden për të penguar ndryshimin klimatik duke konvertuar 50 për qind të veturave të reja të shitura në Amerikë nga vetura me djegie në vetura elektrike deri në vitin 2030. Mungesa e karikuesve ka ngadalësuar rritjen e shitjeve të veturave elektrike dhe ndikimin pozitiv mjedisor, thonë avokuesit.

Ndërsa presioni i SHBA-së rritet, ka shumë shenja se Tesla është në prag të demokratizimit të rrjetit të saj, edhe pse Musk e ka dënuar më parë përfshirjen e qeverisë federale. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët

Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët

Auto
“Rilind” Jaguar XJS, super vetura që do të kushtojë 225 mijë funte – TWR thotë se vetëm 88 sosh do të prodhohen

“Rilind” Jaguar XJS, super vetura që do të kushtojë 225 mijë funte – TWR thotë se vetëm 88 sosh do të prodhohen

Auto
Shpëtim nga vapa, Hyundai prodhon foljen që ul temperaturën në veturë me 20 gradë

Shpëtim nga vapa, Hyundai prodhon foljen që ul temperaturën në veturë me 20 gradë

Auto
Prodhuesi që do t’i japë fund karikimit të ngadaltë të makinave elektrike, prezanton baterinë që rimbushet për gjashtë minuta

Prodhuesi që do t’i japë fund karikimit të ngadaltë të makinave elektrike, prezanton baterinë që rimbushet për gjashtë minuta

Auto
Çfarë do të thotë kur ndizet drita e motorit tek vetura juaj, simboli që duhet merret gjithsesi parasysh nga shoferët e mirë

Çfarë do të thotë kur ndizet drita e motorit tek vetura juaj, simboli që duhet merret gjithsesi parasysh nga shoferët e mirë

Auto
Një Cybertruck me ngjyrë të zezë mat u pikas rrugëve të Kalifornisë përpara debutimit

Një Cybertruck me ngjyrë të zezë mat u pikas rrugëve të Kalifornisë përpara debutimit

Auto
Kalo në kategori