LAJMI I FUNDIT:

Hoti flet në emër të Kosovës në Kongresin Amerikan: Ballkani ka nevojë për integrim në NATO dhe pavarësim energjetik

Hoti flet në emër të Kosovës në Kongresin Amerikan: Ballkani ka nevojë për integrim në NATO dhe pavarësim energjetik

Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti, po qëndron në Uashington së bashku me përfaqësues të tjerë të partive politike në Kosovë.

Ai ka bërë të ditur se në tryezën e mbajtur për çështje të sigurisë në Kongresin Amerikan të martën e 31 janarit, ka marrë fjalën në emër të Kosovës.

“Në Kongresin Amerikan në tryezën për çështje të sigurisë. Në prani të kongresistëve, në dakordim me kolegët, mora fjalën në emër të Kosovës”, ka shkruar Hoti në Facebook.


“Deklarova se Ballkani Perëndimor ka nevojë për: (1) përmbyllje të kornizës së sigurisë duke u integruar sa më parë në NATO dhe (2) të bëhet pjesë e planeve për stabilitet energjetik që i ka zhvilluar BE-ja për tu pavarësuar nga furnizimi me energji nga vende agresore”, ka shkruar tutje Hoti.

Hoti dhe disa deputetë tjerë të Kosovës po qëndrojnë në Uashington për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Kongresin Amerikan.

Kjo është ngjarje vjetore që mbledh politikanë nga shumë vende të botës.

Hoti ka thënë se gjatë tri ditëve të qëndrimit në Uashington do të takohet me kongresistë e senatorë dhe miq e mbështetës të Kosovës nga ShBA-ja dhe vende të ndryshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori