LAJMI I FUNDIT:

Këshilli i Evropës: Na duhet një gjykatë e re e Hagës për liderët rusë dhe bjellorusë

Këshilli i Evropës: Na duhet një gjykatë e re e Hagës për liderët rusë dhe bjellorusë

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE) njëzëri kërkoi dje krijimin e një gjykate penale ndërkombëtare të posaçme në Hagë, për të ndjekur penalisht liderët politikë dhe ushtarakë rusë dhe bjellorusë të cilët “planifikuan, përgatitën, inicuan ose kryen” një luftë kundër Ukrainës.

“Pa vendimin e tyre për të zhvilluar këtë luftë kundër Ukrainës, nuk do të kishte krime që rezultojnë prej saj, si dhe nuk do të kishte shkatërrim, vdekje dhe dëme që rezultojnë nga lufta, përfshirë aktet ligjore të luftës”, njoftoi asambleja, transmeton Telegrafi.

Në seancën plenare u miratua rezoluta e bazuar në raportin e deputetit zviceran Damien Cottier.


Lockheed Martin gati të dorëzojë aeroplanë luftarakë F-16 në Kiev
Lexo po ashtu Lockheed Martin gati të dorëzojë aeroplanë luftarakë F-16 në Kiev

“Një gjykatë e tillë duhet të “miratohet dhe mbështetet nga sa më shumë shtete dhe organizata ndërkombëtare, veçanërisht Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara”, thuhet në rezolutë.

“Këshilli i Evropës duhet të marrë një rol aktiv drejtues dhe të ofrojë mbështetje konkrete”, shtoi ai.

Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare me seli në Strasburg, e themeluar pas Luftës së Dytë Botërore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Evropë.

Aktualisht ka 46 shtete anëtare, pasi Rusia u tërhoq nga anëtarësimi në mars të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Amerika
Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Amerika
Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Amerika
Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit

Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit

Amerika
Kryeministri malazez nuk ka qenë në inaugurimin e Trumpit, por e ka uruar me një këngë - merr kritika nga qytetarët

Kryeministri malazez nuk ka qenë në inaugurimin e Trumpit, por e ka uruar me një këngë - merr kritika nga qytetarët

Mali i Zi
Kalo në kategori