LAJMI I FUNDIT:

Abazoviq: Mali i Zi do të dërgojë satelitë në hapësirë

Abazoviq: Mali i Zi do të dërgojë satelitë në hapësirë

Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka bërë të ditur se së shpejti qeveria që drejton do të nis një program hapësinor.

Në seancën e sotme të Qeverisë së këtij vendi, kryeministri malazez ka folur ndër të tjera për një projekt mjaft ambicioz dhe kërkues.


“Mali i Zi po nis programin e saj hapësinor dhe po nis zhvillimin e satelitit Luca, i cili do të dërgohet në hapësirë. Ai projekt do të financohet nga Fondi i Inovacionit”, pohoi ai.

Abazoviq bëri të ditur se do të mbështesë edhe në të ardhmen programet e tilla inovative, raporton rtcg.

“Shpresoj që Luca jonë, në një të ardhme të parashikueshme, të shërbejë me krenari. Sateliti ynë do të jetë në orbitë si satelitët e shumë vendeve”, deklaroi kryeministri.

Ai theksoi se pengesa më e madhe për novatorët është administrata, e cila do të duhet të harmonizohet.

Abazoviq shtoi se ai pret që një satelit malazez, me dimensione më të vogla, të jetë në hapësirë në një afat të shkurtër. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Teknologji
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Teknologji
Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Lojëra
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Safari është shfletuesi i dytë më i përdorur në botë në desktop

Safari është shfletuesi i dytë më i përdorur në botë në desktop

Teknologji
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Kalo në kategori