LAJMI I FUNDIT:

Empoli nënshtron Interin në Meazza, Bajrami asiston në golin e fitores

Empoli nënshtron Interin në Meazza, Bajrami asiston në golin e fitores
(Foto: Getty Images)

Empoli ka marrë tri pikë të arta në Giuseppe Meazza, ku ka arritur ta mposhtë Interin (1-0).

Mysafirët rrezikuan në minutat e para përmes Nicolo Cambiaghi e Francesco Caputo, për të vazhduar me rastet e vendasve me anë të Federico Dimarco e Lautaro Martinez.


Në minutën e 40-të, Nerazzurrët mbetën me një lojtar më pak në fushë, pasi Milan Skriniar u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë.

Në fraksionin e dytë, Nedim Bajrami krijoi një mundësi të mrekullueshme brenda zonës, mirëpo Andre Onana intervenoi për ta pritur goditjen e tij.

Zhvillohej minuta e 66-të kur rezultati u zhbllokua me golin e Tommaso Baldanzi, derisa arkitekt ishte pikërisht mesfushori shqiptar, i cili e dhuroi asistimin.

Zikaltrit vazhduan përpjekjet me anë të Edin Dzeko e Stefan de Vrij, mirëpo nuk ia dolën t’i barazonin shifrat deri në mbyllje të sfidës.

Pas kësaj humbjeje, Interi ka mbetur në vend të tretë në renditje me një pikë prapa Milanit dhe 13 pikë prapa liderit Napoli.

Në anën tjetër, Empoli është ngritur në vend të nëntë në renditje me 25 pikë, dy më shumë se Juventusi që ndodhet në pozitën e dhjetë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori