LAJMI I FUNDIT:

Festival golash në “Fadil Vokrri”, Kosova nëpërkëmb Qipron

Festival golash në “Fadil Vokrri”, Kosova nëpërkëmb Qipron

Kosova ka zhvilluar një ndeshje të jashtëzakonshme në “Fadil Vokrri” kundër Qipros duke triumfuar me rezultat 5-1 në sfidën e vlefshme për Grupin 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Dardanët kishin nevojë për një pikë që të shmangnin rënien në Ligën D, ndërsa objektivin e arritën në mënyrën më të bukur të mundshme.


Pas rasteve të shumta, seria e golave filloi në minutën e 22-të. Florent Hadërgjonaj harkoi nga ana e djathtë, ndërsa topi u devijua me kokë nga një lojtar qipriot. Mirëpo, vetëm sa për të arritur në këmbët e Florent Muslijës, i cili realizoi një gol shumë të bukur.

Në fund të pjesës së parë, Kosova e realizoi edhe golin e dytë ndaj Qipros në stadiumin “Fadil Vokrri’. Vedat Muriqi asistoi te Donat Rrudhani, i cili krijoi hapësirë dhe shënoi (45’).

Kombinime nga Bersant Celina dhe Muriqi, ky i fundit e godet shtyllën, ndërsa Elbasan Rashani ishte në vendin e duhur për të shënuar (47’).

Nuk mund të mungonte goli i Vedat Muriqit! Sulmuesi shtatlartë pranoi një top nga Muslija dhe e plotësoi listën e golave të bukur në këtë mbrëmje (52’).

Pas golit të katërt, ra intensiteti i lojës dhe mysafirët ia dolën ta shënonin golin e nderit përmes Valentin Roberge (81’).

Megjithatë, kapiteni Muriqi nuk u ndal. Ai ë shfrytëzoi një harkim të bukur nga Milot Rashica për ta realizuar me kokë golin e dytë personal dhe të pestin në këtë sfidë (84′).

Nga gjashtë ndeshje të zhvilluara, Kosova ka regjistruar tri fitore dhe po aq humbje, ashtu që me nëntë pikë të grumbulluara pozicionohet në vendin e dytë në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori