LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi takoi kryetarin e Pejës, biseduan për projektet komunale dhe ndërkufitare

Krasniqi takoi kryetarin e Pejës, biseduan për projektet komunale dhe ndërkufitare

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi është pritur në takim nga kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, me të cilin ka diskutuar për procesin e projekteve komunale, projektet ndërkufitare dhe prioritetet e Komunës për të ofruar shërbime komunale më efikase për qytetarët.

Sipas një njoftimi për media, Krasniqi dhe Muhaxheri, kanë vizituar zyrat e administratës komunale, e cila po vazhdon me ofrimin e shërbimeve pa ndalesë dhe në mënyrë të rregullt për qytetarët.

“Gjatë kësaj vizite, gjithashtu kanë vizituar shkollën teknike ‘Shaban Spahija’ si një nga projektet e financuara nga Granti i Performancës Komunale dhe projektet në lagjen ‘7 Shtatori’ për rregullimin e infrastrukturës te lagjet e banuara nga komunitetet, të financuara nga programi komunal për infrastrukturë socio-ekonomike”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/